LeBron James ka arsyetuar titullin MVP i sezonit pasi drejtoi skuadrën e tij Miami Heat drejt titullit të kampionit të NBA-së pas fitores së mbrëmshme 121-106 ndaj Oklahoma City Thunder.
Pasi humbën ndeshjen e parë finale ndaj Thunder, Heat fituan të katër ndeshjet tjera dhe mbrëmë vulosën dilemën duke mbyllur serinë e ndeshjeve me rezultat 4-1.
James bëri një paraqitje brilante, duke realizuar triple-double me 26 pikë, 11 kërcime dhe 13 asistime dhe u emërua MVP i ndeshjeve finale pasi përfundimisht fitoi kurorën e kampionit pas tre pjesëmarrjesh në finale.
Edhe pesë lojtarë të tjerë te Heat shënuan pikë dyshifrore, përfshirë Chris Bosh me 24 pikë dhe rezervën Mike Miller me 23 pikë.
Kampioni i trefishtë i NBA-së, Kevin Durant, udhëhoqi te Thunder me 32 pikë, derisa Russell Westbrook dhe James Harden shënuan secili nga 19 pikë për skuadrën nënkampione të NBA-së.
Ky ishte titulli i dytë për Miamin pas triumfit në vitin 2006 dhe ka fshirë ca kujtimet e hidhura nga disfata nga Dallas Mavericks në finalet e vitit të kaluar.