Sot flasin për veriun

Kuvendi i Kosovës do të mbajë të mërkurën një seancë të jashtëzakonshme për ngjarjet në veri të vendit.
Kështu është vendosur në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka konfirmuar se me kërkesë të Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, do të diskutohet për zhvillimet në veri.
Javën e kaluar Lëvizja Vetëvendosje pati kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme, por nuk kishte arritur t’i mblidhte më shumë se 20 nënshkrime të deputetëve.