I ashtuquajturi sekretar për Kosovën, Oliver Ivanovic, ka thënë se institucionet serbe do të ekzistojnë në Kosovë edhe nëse nuk mbahen lokale të 6 majit.
Sipas tij, në institucione, në vend të të përzgjedhurve, do të jenë organet e përkohshme të cilat do t’i emëroj Qeveria e re e Serbisë, “në pajtim me Ligjin mbi Vetëqeverisjen Lokale, si një zgjidhje e përkohshme derisa të plotësohen kushtet që organet të votohen”, ka thënë Ivanovic për “Novi Magazin”.
Sipas tij, mbajtja e zgjedhjeve pa pëlqimin e UNMIK-ut dhe me kundërshtimin e bashkësisë ndërkombëtare, do të rrezikonte vazhdimësinë e zgjedhjeve parlamentare serbe në Kosovë.
Ivanovic është i bindur se zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare të Serbisë do të bëhen pa problem dhe se nuk do të ketë konfiskimin të materialeve e as bastisje të Policisë së Kosovës në qendrat e votimit.