Fule viziton Kosovën, javën tjetër Udhërrëfyesi për vizat

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian-së, Stefan Fule do të vizitojë Kosovën javën e ardhshme, ndërkaq sipas ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj javën e ardhshme vendi do të merr Udhërrëfyesin për liberalizim të vizave dhe konfirmimin për studimin e fizibilitetit.
Këtë lajm, sipas RTK-së, e konfirmoi ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, pas takimeve që kishte në Bruksel me zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian.
Beqaj i tha Radio Kosovës se ka marrë mbështetje të fuqishme për synimet e Qeverisë së Kosovës për integrimin e vendit në strukturat evropiane.
Ai bëri të ditur se javën e ardhshme Kosova do të merr udhërrëfyesin për liberalizim të vizave dhe konfirmimin për studimin e fizibilitetit.