Elefantët urdhërohen në dietë!

Menaxhmenti i cirkut zviceran “Knie” ka vendosur që të hedhë në dietë tre elefantë, të cilët duhet të humbin nga 50 deri 300 kilogramë, sepse i konsiderojnë me mbipeshë.

Tages Anzeiger raporton se veterinarët i kanë peshuar elefantët në një peshore speciale të cilën e përdorin doganierët për caktimin e tonazhit të kamionëve dhe kanë vërejtur se Sabu, Siri dhe Rani kanë tepricë kilogramësh.
Dietës më rigoroze duhet t’i nënshtrohet Sabu, 28-vjeç, i cili peshon 4.3 tonelata, ndërsa i duhet të humbë 300 kilogramë.
Për dietën e elefantëve, veterinarët kanë menduar një formë të ushqyerjes, e cila njëkohësisht do t’i detyrojë ata që të ushtrojnë çdo ditë. Në fakt, ushqimi do t’u vendoset në fuçi mbi kokat e tyre, ashtu që elefantët do të duhet të zgjaten për ta arritur atë.