Me qëllim të koordinimit dhe bashkëpunimit më të afërt, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) Mimoza Kusari – Lila ka takuar kryetarët e komunave, me të cilët ka diskutua për dy ligje shumë të rëndësishme atë për Inspektoratin dhe Mbikëqyrjen e Tregut si dhe ligji për Tregun e Brendshëm.
Ministrja Mimoza Kusari-Lila tha se deri më tani inspektorati i tregut ka funksionuar në dy shkallë, në atë qendror dhe lokal. “ Me ligjin e ri të inspektoratit të tregut, është bërë unifikimi i këtyre dy organeve duke bërë integrimin e plotë të inspektorateve komunale të tregut dhe inspektoratit qendror në një ombrellë të vetme dhe funksionimin në mënyrë vertikale si alternativë e vetme për mbikëqyrje efikase dhe unike në kushtet e Kosovës”, u shpreh ajo.
Gjatë takimeve që zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari – Lila ka mbajtur me kryetarë të komunave, është vërejtur një hezitim për implementimin e këtij ligji. “Me ndryshimin e formës së organizimit dhe funksionimit të inspektoratit të tregut, nuk janë marrë kompetencat e Komunave , por është bërë vetëm reformimi i mbikëqyrjes së tregut në Kosovë”, tha ajo.
Çështja e dytë e rëndësishme e këtij takimi ishte implementimi i Ligjit për Tregun e Brendshëm.
Po ashtu është diskutuar edhe për zonat ekonomike , për të cilat ligji do të bëhet sipas zyrtarëve qeveritarë deri në fund të prillit.
Në takim kanë marrë pjesë e dhe ministrat Slobodan Petrovic dhe Bajram Rexhepi.