Medalje për të dënuarit

Zyrtarët e një burgu në Kinën qendrore kanë filluar të ndajnë çmime për të burgosurit, në mënyrë që t’i ndihmojnë që të ndjehen më mirë për veten e tyre.

Të burgosurve në burgun e sigurisë së lartë në provincën Hubei u jepen çmime për respektimin rregullave, për pastrimin e qelive, për marrjen e notave të mira në orët e edukimit dhe për ndihmesën që u japin të burgosurve të tjerë.
Në një ceremoni në stilin e atyre të Lojërave Olimpike, stafi i burgut ndan një lule të kuqe, një dhuratë të vogël dhe një certifikatë.
“Është e mirë për moralin, sepse u jep të burgosurve rastin për të arritur diçka dhe u tregon atyre se angazhimi më i madh jep rezultate”.
“Ka mësime të rëndësishme për njerëzit që një ditë do të largohen nga burgu dhe do t’i kthehen botës së vërtetë”, ka thënë një zëdhënës i burgut.