Zanfina gjobitet shumë shpesh

Edhe pse ka mjaft njohuri mbi rregullat e komunikacionit, Zanfina shpeshherë dënohet për shkak të vozitjes së shpejt.

Është e dhënë pas shpejtësisë, ndonëse nuk e mohon faktin se disa rrugë në vend nuk janë të përshtatshme për vozitje të shpejt.
“Kohëve të fundit jam duke u gjobitur shumë dhe gjithmonë është arsyeja e njëjtë, hyj në radar duke e kaluar shpejtësinë më shumë se që lejohet. Jam tip që preferoj shpejtësinë dhe në disa raste normal që e tejkaloj kufizimin”, ka thënë Zanfina për ‘Zëri’.
Zanfina kohëve të fundit posedon “Freelander 2” xhip i zi, me të cilin ajo është shumë e kënaqur.