Korab Shaqiri kësaj radhe vjen jo si këngëtar por si kompozitor. Vepra e tij “Suit Vallesh” do të luhet nga Filharmonia e Kosovës.
Më 4 mars Filharmonia e Kosovës do të mbajë koncert në ‘Sallën e kuqe’ dhe do të shfaqë veprën klasike të Korab Shaqirit.
“Suit Vallesh” titullohet krijimi të cilin Korabi e ka përgatitur gjatë studimeve.
Gjatë një prononcimi për Telegrafi, Korabi ka pohuar se ky koncert do të jetë një formë më e vogël e simfonisë.