Në Beograd të enjten qëndron për një vizitë “befasuese” ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, i cili do të takohet me presidentin e Serbisë, Boris Tadic- njofton Zyra e informimit e presidentit serb.
Ministria e Jashtme serbe ka bërë të ditur se shefi i diplomacisë gjermane do të takohet edhe me homologun serb, Vuk Jeremic.
Sipas agjencisë gjermane DPA, Westerwele do t’u bëjë presion autoriteteve serbe që të shkojnë përpara në bisedimet me Kosovën dhe të përmbushin kushtet e Bashkimit Evropian, po që se dëshirojnë të marrin kandidaturën.
Vizita vjen në kohën kur brenda BE-së ka përçarje nëse i duhet dhënë Serbisë statusi i kandidatit. BE e shtyu atë vendim nga dhjetori në mars, për t’i dhënë Serbisë më shumë kohë për të bërë përparim në bisedimet me Kosovën.