Lansohet remiksi i “Not U”

MC Kresha dhe Lyrical Son kanë lansuar videoklipin e këngës “Not U”, i cili vjen në një verzion të ri, ‘remix’.

Videoklipi i punuar nga UrbanGraphics përbën skena mjaft interesante, të këngës e cila qartë flet për jetën e reperëve dhe kategorinë e tashmë ‘labelit’ P.I.N.T, të cilët po befasojnë me kualitetin e tyre.
Lyrical Son vetëm sa i jep rritëm këngës në fazën finale të saj, teksa për Telegrafin ka konfirmuar përgatitjet për albumin e tij solo që do të lansohet në muajt në vijim.