Korrupsioni në Kosovë: Rasti Mercedes-Benz!

Për shkak të korrupsionit, Mercedes-Benz i ka anuluar kontratat për shitje të automjeteve për Qeverisë së Kosovës, nëpërmjet kontraktuesve që gjenden në vend. Tashti, nëse Qeveria dëshiron ta blej një veturë, duhet të negocioj direkt me shtabin e makinave luksoze në Gjermani, thonë nga Mercedes-Benz.

Kontraktuesit e Mercedes-Benz në Kosovë, si DTBH GmbH, kanë mohuar vërtetësinë e raporteve në medias, duke thënë se ata vazhdojnë t’i shesin makina institucioneve, si dhe individëve.
Por, prodhuesi gjerman e ka konfirmuar këtë vendim për SETimes.
"Ne kemi vendosur të bëjmë biznes me institucionet qeveritare... vetëm përmes transaksioneve direkte, me një numër shtetesh, përfshirë këtu edhe Kosovën", ka thënë zyrtari i lartë ligjor i Daimler AG, kompani kjo që prodhon makinat Mercedes-Benz.
Këtë vit, Qeveria e Kosovës ka ndarë 3 milionë euro për blerjen e automjeteve, përkundër premtimit të kryeministrit Hashim Thaçi për të reduktuar në mënyrë drastike shpenzimet e automjeteve.
“Transparency International” e ka vënë Kosovën në vendin 112, nga gjithsej 183 shtete, në listën e saj të korrupsionit në botë, duke rënë për dy pikë më poshtë nga një vit më parë.