Kinezja tërheqë dy xhipa me flokë

Kinezja Xu Huijun (43 vjeçare) arriti që me flokët e saj të tërheqë dy xhipa me peshë të përgjithshme 4.5 tonelata.

Huijun e gjatë një metër e gjysmë dhe me peshë pak mbi 50 kilogramë, tërhoqi makinat me flokë në qytetin Dalian të provincës Liaoning.
Ajo thotë se gjithmonë ka qenë më e fortë sesa që duket. “Çdo ditë kam parë se si një grup i akrobatëve performon numra të ndryshëm kështu që edhe unë vendosa të provoj”, tha Huijun.
Udhëheqësi i grupit të akrobatëve Yu Shunye e kurajoi që të provoj që me anë të flokëve të tërheqë makinat dhe ajo e provoi, duke tërhequr fillimisht makinën një tonelatë e gjysmë. Ajo prej asaj kohe punoi për të rritur fuqinë derisa nuk arriti të tërheqë dy xhipa, ndërsa sfida e saj e radhës është që të tërheqë tri makina.