Në shikim të parë kjo pikturë duket si kopje e fytyrës së një burri e bërë me aparat të fotokopjes. Por nëse e shikoni me kujdes, bëhet e qartë se është punuar nga pika, në këtë rast me 3.2 miliardë pika, shkruan Daily Mail.
Miguel Endara nga Miami kaloi gati një vit duke punuar në portretin e të atit me madhësi 11x17 inch. Secilën pikë të portretit e bëri me punë dore.
“Jam adhurues i madh i kësaj teknike kështu që kam vendosur të punoj portretin e babait tim. Gjithmonë kam dashur ta nderoj pasi është një person i mrekullueshëm. Ai është një njeri i butë dhe është shumë miqësorë me njerëzit. Ia kemi skanuar fytyrën, ndërsa portreti është përzierje e këtyre fotografive.
Gjatë 11 muajve Miguel kaloi 210 orë duke punuar në portret dhe ka përdorur lapsin Sakura Pigma Micron me majën e përmasave 0.2 milimetra.
Videoja e tij është bërë sensacion në internet, të cilën e kanë parë më shumë se gjashtë milionë njerëz në faqen e internetit Vimeo.