Rihanna, këngë me Chris Brown

Rihanna dhe Chris Brown janë bashkuar për të krijuar këngë së bashku, edhe pse nuk dihet e çfarë përmasave do të jetë kënga.

Pop ylli Rihanna do të performojë në Brit Awards dhe ka regjistruar një remix të këngës “Birthday Cake” ku këndon edhe ish i dashuri i saj, Chris Brown, i cili e dhunoi tri vite më parë.
“Ky remix do ta shokojë botën”, theksoi një prej producentëve, Da Internz, i cili shtoi se Chris ka një pjesë ku këndon dhe bën rap në këtë këngë.