Beogradi ta shpallë të pavlefshëm referendumin!

Organizatorët e referendumit janë para se gjithash autistë. Atyre u intereson vetëm ajo që u pëlqen e sidomos promovimi partiak para zgjedhjeve në Serbi. Përcaktimi i tyre është të punojnë pa marrëveshje dhe pa shqetësim për qasje unike ndaj zgjidhjes së çështjes serbe në Kosovë, ka thënë për Rada Trajkovic, mjeke dhe politikane serbe në Kosovë, që vepron në Graçanicë.
“Jam e brengosur për pasojat, sepse përgjigjja për referendumin serb në Parlamentin e Kosovës në esencë e ka forcuar pozitën e Prishtinës”, ka thënë ajo për “Blic”, transmeton “koha.net”.
“Thaçi ka zgjidhur qasjen multietnike ndaj problemit dhe ka marrë edhe përkrahjen e palës serbe, të gjitha me përkrahje të dhe të bashkësisë ndërkombëtare. Vendimin do ta mbajë në sirtar deri në momentin që vlerëson se duhet të ndërhyjë. Është e nevojshme që Beograd zyrtarisht dhe institucionalisht ta shpallë të pavlefshëm dhe ta hedhë poshtë këtë referendum”.