Duhet më shumë të bëhet për veriun, se sa të flitet, ka pohuar ambasadori i Francës në Kosovë, Jean-François Fitou, i cili në orët e paradites vizitoi disa vendvotime serbe në Graçanicë, ku serbët po votojnë në raundin e dytë për zgjedhjen e presidentit të Serbisë.
“Mendoj se sa më shumë që flasin, aq më shumë do të rrezikojnë të vazhdojnë të flasim. Ajo që tha BE para gjashtë muajve dhe që është shumë e rëndësishme është se duhet të ketë një vizion për veriun e jo shumë biseda dhe jo fjalë. Sepse, të gjithë po flasin, si vendorët ashtu dhe ndërkombëtarët. Unë mendoj se sa më shumë po flasim, po bëjmë më shumë presion në njerëz”, tha ai