Tashmë dihen protagonistët e finales së Big Brother Albania dhe me këtë rast filluan edhe kalkulimet e para. Një prej ish-banoreve të reality shou Big Brother Albania, Alkena, nuk ka hezituar të flasë për preferencat e saj para finales.
25 vjeçari nga Prishtina, Arbër Zeka, ka arritur që të kualifikohet në finalen e madhe të 26 majit dhe teksa nga mediat e fansat konsiderohet si favoriti kryesor për ta fituar çmimin e madh, është edhe bukuroshja nga Peja ajo që e sheh fitues Arbrin.
“Pa dyshim Arbri është fituesi i Big Brother. Ai ka arritur që gjatë qëndrimit të tij të jetë shembull për të gjithë banorët tjerë dhe pos tjerash ka reflektuar mentalitet tipik për një të ri europian, i cili vazhdimisht kishte iniciativën për ndryshime, këtë edhe brenda shtëpisë. Raporti që ka pasur me publikun ka qenë po ashtu i shkëlqyer dhe ai nuk do të jetë vetësm fitues nga ana materiale, por edhe nga ana morale”, ka theksuar Alkena.
Arbri në finalen e 26 majit për rival kryesor pritet të ketë Liamin, i cili po ashtu konsiderohet si një prej favoritëve, teksa Ermali, Françeska dhe Genta konsiderohen si jo-favoritë, përkundër kualifikimit në natën e madhe.