Shumë pranë lansimit të bashkëpunimit të tyre të titulluar “On Fire”, janë reperët e grupit Etnon, Stine dhe Dj Blund & Real 1.
Tashmë ata kanë realizuar këngën “On Fire” dhe janë në përgatitje të klipit të këngës, i cili sipas ‘making of’ është duke u realizuar në Shqipëri.
Ky do të jetë vetëm një prej bashkëpunimeve të shumta të Etnon në këtë verë, pasi ata kanë paralajmëruar edhe një këngë me Dafina Rexhepin.