Eminem i ka thënë 50 Centit: Nuk vdes nga mishi i prishur!

Reperi 50 Cent ka treguar se arsyeja që ai përfundoi në spital ka qenë helmimi me ushqim.

Këngëtari përmes profilit të tij në Twitter i ka njoftuar fansat se ndjehet mirë dhe se ka arritur të shmangë ndërhyrjen kirurgjike.
Ai ka thënë se në momentet e vështira e kishte mbështetur kolegu i tij, Eminem, i cili e kishte thirrur në telefon për t’i thënë: “I ke mbijetuar plagosjes me nëntë plumba, nuk mund të vdesësh nga hamburgeri i prishur”.