Reperi nga Presheva, Gold AG, e ka dëshmuar edhe një herë se nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi tashmë ka lansuar këngën e re me klip.
Kënga e re “Bonu Vetvetja” flet për jetën e vështirë të të rinjve shqiptarë, me reperin që u bën thirrje të gjithëve të mos dorëzohen para sfidave të mëdha.
Ky videoklip i Gold AG vjen pak kohë pas lansimit të këngës me klip “Komandant” dhe tashmë ia ka siguruar vetes statusin e një prej artistëve më aktivë në trojet shqiptare.