Ylli televiziv amerikan, Kim Kardashian, ka filluar të bëhet paranoike se i dashuri i saj i ri, Kanye West, mund të shijojë ndonjë femër tjetër, ashtu që ua ka ndaluar të gjitha pjesëtareve të gjinisë së bukur që të shfaqen në prapaskenë gjatë turneut të këngëtarit.
Sipas tabloidit The Sun, kjo është vetëm një nga ndalesat dhe rregullat që ka vënë Kim në raport me të dashurin e saj.
“Kanye ka shumë shoqe. Shumica janë stiliste ose bëjnë ndonjë punë tjetër të lidhur me modën, mirëpo Kim nuk dëshiron që ato të qëndrojnë vetëm me të në prapaskenë”, ka thënë një burim.