Alkooli që ju dehë dhe kthjellë brenda pak çasteve

Në shitje ka dal shishja spërkatëse që ju deh menjëherë. Por, ju po ashtu do të kthjelleni shpejtë.

Shkencëtarët amerikanë e kanë zhvilluar një pajisje që do t'ju japë ndjenjën se jeni i dehur pas një spërkatjeje të vetme në gojën tuaj, ndërsa ky efekt mbaron për disa sekonda.
Spërkatësi ka 0.075 mililitra të alkoolit, ndërsa në pijet “standarde” janë 60 mililitra. Kështu, duhen pra afro njëmijë spërkatës të tillë që ta fusni brenda sasinë e njëjtë të alkoolit - si në rastin e dehjes “normale”.
Përparësia në këtë është kënaqësia në dehje, pa efekte të dëmshme të alkoolit në organizëm. Megjithatë, ky produkt mund të shkaktojë aksidente trafiku, prandaj duhet të jeni të kujdesshëm me të.
Alkooli me spërkatës në Evropë do të kushtojnë 20 euro, ndërsa shishja ka sasi për 21 “spërkatje” apo dehje të shkurta!