Luanesha donte ta hante fëmijën! (Video)

Vizitat në Kopshtin Zoologjik janë zbavitëse. Këto vizita janë shans i mirë për fëmijët për t’u njohur me botën shtazore. Por, gjëja kryesore që duhet të respektoni janë vërejtjet për kujdes. Ky rast dëshmon se pse këto vërejtje janë të rëndësishme.

Derisa familja i është afruar kafazit me luanesha, dhe derisa prindërit xhironin shtazët, një luaneshë përmes rrethojës plastike ka shikuar një fëmijë në afërsi. Luanesha është afruar dhe ka tentuar ta kapë fëmijën, duke menduar se është vakti i saj.
Fatmirësisht, gjithçka përfundoi mirë. Ndërsa, nga ky rast mund ta nxjerrim një mësim: prindërit nuk duhet të zbaviten shumë në Kopshtin Zoologjik.