Këto foshnja binjake janë bërë të famshme në internet, pasi nëna e tyre ka vendosur incizimin në të cilin shihen ato duke ia “huazuar” njëra-tjetrës biberonin.
Binjaket identike nëntëmuajshe, Lilly dhe Diana, kënaqen duke ndarë gjërat me njëra-tjetrën, kështu që nuk e kanë problem ta bëjnë të njëjtën edhe me biberon.
Vajzat - aq sa janë të ngjashme në pamje - ngjasojnë edhe në sjellje. Rrinë urtë të ulura dhe ndonëse shtyhen se cila do ta mbajë biberonin më gjatë, megjithatë këtë “luftë” e kalojnë pa incidente!