Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi gjatë vizitës së tij në Washington, ka vendosur kurorë lulesh në varrezën e ushtarit të panjohur, në Kompleksin e Varrezave Ushtarake në Arlington.
Me këtë rast, kryeministri Thaçi është pritur nga zyrtarë të lartë të Ushtrisë Amerikane, dhe ka marrë pjesë në ceremoninë e vënies së kurorës, ceremoni kjo e rezervuar vetëm për zyrtarët më të lartë të shteteve të huaja.
Gjatë kësaj ceremonie, kryeministri Thaçi theksoi se Republika e Kosovës e çmon lartë angazhimin e Ushtrisë Amerikane në Republikën e Kosovës, dhe çmon lartë po ashtu heronjtë që kanë rënë gjatë kësaj sakrifice, që ka bërë ushtria Amerikane.
Para udhëheqësve të lartë të Ushtrisë Amerikane, Thaçi prezantoi Librin e Pavarësisë, i cili libër tani është në eksponat publik, dhe do të shihet nga miliona vizitorë nga anembanë botës.
Kryeministri Thaçi gjithashtu vizitoi edhe varrin e të ndjerit Presidentit Kenedi, ku gjithashtu ka bërë respektin dhe nderimin më të lartë.
Varrezat Kombëtare të Arlingtonit nderojnë të gjithë ata që kanë shërbyer për Kombin Amerikan, dhe ofron një nder dhe paqe për heronjtë.
Varrezat shtrihen në një hapësirë të madhe në fushat e Arlingtonit, dhe ofrojnë paqe për mbi 14,000 veteranët dhe heronjtë, duke përfshirë edhe disa nga ata që kanë humbur jetën në Luftën Civile.