Carlo Ancelotti ka përsëritur dëshirën e tij për ta transferuar yllin e Real Madridit, Kaka, te Paris Saint-Germain.
Klubi francez është lidhur me brazilianin edhe në të kaluarën, ndërsa Ancelotti që ka punuar me 29-vjeçarin te Milani, ka thënë edhe një herë se dëshiron që ta transferojë atë në Parc des Princes.
“Shpresoj që Kaka të vijë në Paris, por nuk besoj se ai do të vijë këtë verë”.
“Nëse Real Madridi ka vendosur që ta lëshojë, ne do t’ia hapnim derën”, ka thënë italiani për Le Parisien.