Katërpikëshi i presidentit serb, Boris Tadic, për veriun e Kosovës, ka nxitur zërat që edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, të dal me një propozim tjetër. Mirëpo, kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka thënë se nuk ka nevojë për ndonjë propozim tjetër, pasi që plani i presidentit Ahtisaari është më i miri për komunitetet.
Krasniqi këto komente i ka bërë pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë se plani i Ahtisasrit është miratuar në Kuvend të Kosovës dhe se është zgjidhja më e mundshme dhe më optimale.
“Nuk ka nevojë për plan tjetër për integrimin e komuniteteve në jetën institucionale e publike në Kosovë”, ka theksuar Krasniqi, transmeton Kosovapress.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Visar Ymeri, duke folur për këtë temë, ka thënë se nuk duhet të ketë kurrfarë plani tjetër. Sipas tij, zemërgjerësia e Kosovës ndaj Serbisë është shumë e madhe dhe se ajo “duhet të përfundoj njëherë e përgjithmonë”.
“Shtetin e Kosovës nuk mund ta ndërtojmë sipas dëshirave të Serbisë. Po që se e ndërtojmë sipas dëshirave dhe tekeve të Serbisë, atëherë nuk do të kemi shtet”, ka thënë Ymeri, duke shtuar
Vetëvendosja ka qenë absolutisht kundër ndarjes etnike, sipas planit të Ahtisaarit.
Vetëvendosja ka qenë absolutisht kundër ndarjes etnike, sipas planit të Ahtisaarit.
“Kosova duhet të bëhet shtet sovran e i pavarur dhe të bazohet në vullnetin politik të popullit të Kosovës e jo të dikujt tjetër jashtë Kosovës”.