Nga burgu drejtonte faqet pornografike

Policia amerikane ka zbuluar se një 44-vjeçar i burgosur në Ohio, ka drejtuar një biznes pornografik nga qelia me ndihmën e një kompjuteri që e ka pasur aty. Rasti u zbulua pasi 44-vjeçari u lavdërohej të burgosurve të tjerë se me ndihmën e kompjuterit drejton një klub striptizi dhe fiton shumë para. Ai është akuzuar edhe për komunikim me tinejxherët, me të cilët ka biseduar rreth drogave dhe përvojave të tij seksuale. Mediat njoftojnë se i burgosuri kishte fituar 3.7 milionë dollarë nga biznesi me uebfaqet pornografike në internet dhe si këshilltar i klubeve të striptizit. Ai ishte burgosur për shkak të mospagimit të tatimit dhe fshehjes së pronave, ndërsa janë duke u hetuar edhe zyrtarët e burgut, sepse nuk është e lejuar që të burgosurit të mbajnë kompjuterë.

Notuesit nëntë muajsh (Video)

Binjakët Ellie dhe William Trykush, si shumë foshnja të tjera nuk mund të qëndrojnë ulur e as nuk mund të ecin vetë, mirëpo për dallim nga të tjerët, mund të notojnë në pishinë në largësi deri 25 metra. Prindërit e tyre nuk kanë mundur të besojnë kur e kanë vërejtur këtë, sepse foshnjat kanë vetëm nëntë muaj. Talentin e binjakëve të tyre, për herë të parë prindërit Vic dhe Charley e kuptuan në një kurs notimi. “Të gjithë u befasuam”, kanë deklaruar prindërit e Ellie dhe William, të cilët janë foshnjat me moshë më të vogël në Britani të Madhe që notojnë pa kurrfarë ndihmese.

Vajza që pëlqen të hajë sfungjerë dhe sapunë

Ka njerëz që ju pëlqejnë çokollatat, frutat apo edhe pijet. Por t’u pëlqejë sapuni?! Mos u çuditni, ka edhe të tillë. Është Kerry Trebilcock, dentistja e cila vuan nga një sëmundje e rrallë, e njohur si çrregullimi “Pica”. 21-vjeçarja deri më sot ka ngrënë mbi 4.000 sfungjerë enësh dhe mbi 100 sapunë – njofton Kosovapress. E pyetur se si i preferon sfungjerët, ajo është shprehur se më së shumti i preferon me salcë domateje pikante apo mustardë. Por me kusht që të mos ndryshojë shija, do t’i preferonte edhe sfungjerët me çokollatë të nxehtë. Çrregullimi “Pica” i bën personat të kenë dëshirë të konsumojnë sende që nuk janë ushqime, si sapuni, boja, rëra, xhami, etj.

Sony prezanton telefonin Sony Xperia E

Sony ka shtuar edhe një model të ri të telefonit të mençur në linjën e saj të famshme të telefonave Xperia, përkatësisht modelin Sony Xperia E, i cili ofron mundësinë e komunikimit me dy sim-kartela. Sony Xperia E vjen me Android 4.1 Jelly Bean, ndërsa pajisja posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 3.5 inç dhe rezolucion prej 320 x 480 pikselëve, me procesor të kapacitetit 1GHz Qualcomm Snapdragon MSM7227A. Karakteristikat tjera të Sony Xperia E përfshijnë edhe kamerën me 3.2 megapiksel si dhe kamerën e përparme për incizim VGA, plus 512MB RAM dhe portin për mikroSD kartë. Lansimi i Sony Xperia E pritet të ndodhë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, ndërsa më shumë detaje nuk janë dhënë nga Sony.

Samsung lanson modelin Ativ S

Lansimi i Samsung Ativ S është paraparë të bëhet në tetor të këtij viti, mirëpo deri më tani është shtyrë. Tani, Samsung ka njoftuar se modeli më i ri i telefonit Samsung Ativ S do të jetë në tregun evropian para fundit të këtij viti. Samsung Ativ S vjen me Windows Phone 8 si dhe procesorin dual core 1.5GHz, ekran të ndjeshëm në prekje me 4.8 inç në teknologjinë Super AMOLED dhe rezolucion HD me 1280 x 720 piksel. Modeli i ri i Samsung gjithashtu është i pajisur edhe 16GB memorie të brendshme, si dhe port për microSD e cila mund të rris kapacitetin deri në 32GB, kamerën e pasme me 8 megapiksel, LED flash, dhe kamerën e përparme me 1.9 megapiksel.

Anne Hathaway: Burri im është i mirë, inteligjent

Anne Hathaway e ka lëvduar publikisht bashkëshortin e saj, Adam Schulman, duke thënë se ai është njeri i mirë dhe tejet inteligjent. Aktorja e cila ka qenë e nominuar për çmimin Oscar, u martua me aktorin Schulman më 31 shtator të këtij viti. “Ai është njeri i mirë. Ai është tejet inteligjent. Ai dashuron pa frikë. Besimi i tij është i bukur. Ai është miku im më i mirë. Unë e dua atë, unë ndjej se kam bashkëshortin më të mirë në botë”, ka thënë Hathaway.

“Skyfall” thyen rekordet e fitimeve në Britani

Të gjithë e dimë tashmë se filmi që është shfaqur premierë në Kino ABC, “Skyfall”, është sukses i jashtëzakonshëm, por projekti me protagonist James Bond ka thyer rekordin për fitimet më të mëdha në Britani. Guardian raporton se “Skyfall” ka arritur që të ngjitet në majen e filmave me fitimin më të madh në historinë e kinematografisë britanike vetëm gjashtë javë prej lansimit. Për 38 ditë “Skyfall” ka fituar plot 93.77 milionë dollarë, 2.28 milionë funte më shumë se sa “Twilight Saga: Breaking Dawn – Part 2”, ndërsa e ka tejkaluar edhe filmin që e ka pasur rekordin e deritanishëm, “Avatar”.

Klepto së shpejti me këngë dhe klip të ri

Reperi i grupit TBA, Klepto, ka paralajmëruar lansimin e projektit të tij të ri, të titulluar “Klepto in this Bitch”. Kënga e cila është punuar nga Kico dhe Torch, tashmë është lansuar si ‘trailer’ në YouTube dhe ka arritur të grumbullojë për dy ditë 30 mijë shikime. Klepto në këngën e re shihet ekstravagant me shumë vetura përreth dhe si gjithmonë, si gangster i përcjellur nga policia. Së fundmi edhe anëtarët e BabaStars janë paraqitur me një këngë të titulluar “We Doin This” dhe kënga “Klepto in this Bitch” nga shumë konsiderohet si kundërpërgjigje për BabaStars.

Rob mohon se ka shkruar për Rita Orën

Rob Kardashian, i cili ditë më parë postoi në rrjetet sociale disa akuza të rënda, publikisht ka mohuar faktin se ato akuza kanë qenë për Rita Orën. “Rita Whora” ditë më parë ka qenë postimi ‘trend’ për disa çaste, pas postimeve që bëri Robi në faqen e tij të Twitter-it. Gjithkush menjëherë i mendoi ato postime si të drejtuara nga Rita, pasi që ai shkroi se kinse këngëtarja e kishte tradhtuar atë me afër 20 meshkuj tjerë. E gjithë kjo eufori lajmesh me Robin dhe Ritën, ndodhi po atë ditë, kur vet kosovarja bëri të ditur që ata nuk janë më bashkë. Por, më vonë Rob paraqitet me mohim duke thënë: “Vetëm për t’u qartësuar, unë asnjëherë nuk e kam përmendur ‘Rita Ora’ në asnjë prej postimeve të mia, dhe nuk kam përdorur fjalën lavire, asnjëherë nuk do e bëja. Unë i respektoj femrat.” Pastaj Robi postoi një tjetër shkrim, duke akuzuar mediat që kanë kthyer fjalët e tij kah Rita, e cila nuk kishte qenë synimi i tij. “Është për të ardhur keq që media ka krijuar një negativitet për artistët e ri në këtë lojë, për të cilën ajo po punon kaq shumë që t’ia dalë”. Kush është personi për të cilin kishte shkruar Robi, nuk dihet ende, por Rita sipas tij doli e pastër nga kjo punë.

Adelina injoron programet festive të fundvitit

Adelina Berisha thotë se ajo nuk do të jetë pjesë e programeve festive të Vitit të Ri, sepse aty ka shumë parregullsi. “Të them të drejtën jam irrituar nga këto lloj organizimesh që po bëhen për festat e vitit të ri. Megjithatë kam refuzuar të jem pjesë e programeve festive për shkak të shumë parregullsive”. “Unë dua ose të jem ashtu siç dëshiroj vetë në një program pa pasur trusninë e të tjerëve, ose të mos marrë pjesë fare. Prandaj nuk kam pranuar të jem lodër e të tjerëve dhe fundi fundit unë nuk luftoj për ‘famë’ por për punë”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Kaka i pavendosur për të ardhmen

Mesfushori i Real Madridit, Kaka, është shprehur tejet i pasigurt për të ardhmen e tij te klubi mbretëror, pas fitores me rezultat 4-1 ndaj Ajaxit. “Unë po luaj më pak këtë sezon, por unë bëj atë që duhet të bëj dhe pres mundësitë e mia. Unë gjithmonë respektoj vendimet e trajnerit”. “Unë gjithmonë kam thënë se jam i ngazëllyer që jam këtu. Unë jam mirë dhe kam kontratë deri në vitin 2015. Unë do të pres dhe do të shoh se çfarë do të vendosë klubi. Në verë ne jemi pajtur për një zgjidhje dhe unë vazhdoj që të stërvitem dhe të bëj punën time”, është shprehur kaka. Kaka iu bashkua Real Madridit nga Milani për 65 milionë euro në vitin 2009. Impakti i tij u cenua nga lëndimet, para se Jose Mourinho të preferonte lojtarë si Ozil dhe Di Maria para tij.

Casillas: Mourinho ka të drejtë të hidhërohet

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, ka thënë se Jose Mourinho ka plotësisht të drejtë që të kritikojë dhe të jetë i hidhëruar në ekipin e tij kur nuk fiton. Reali është prapa Barcelonës 11 pikë në La Liga dhe pesë pikë prapa Atletico Madridit, ndërsa është Mourinho ai që ka qenë në syrin kritik të mediave spanjolle dhe cak i tifozëve, të cilët megjithatë e duartrokitën në dy ndeshjet e fundit. “Kur ai hidhërohet me ne, ai ka të drejtë sepse ne nuk kemi bërë mirë në fushë. Tani jemi burra dhe gjërat i flasim sy më sy. A është ai njeri i mirë? Po, ai është njeri shumë i mirë. Duke harruar që është edhe trajner, mendoj se është njeri i mrekullueshëm”, ka thënë Casillas. Kapiteni i Realit shtoi se ai dëshiron që ta fitojë Ligën e Kampionëve të dhjetën në histori të klubit.

Benitez: Do të shpaguhet rotacioni

Menaxheri i përkohshëm i Chelseat, Rafa Benitez, thotë se politika e tij e rotacionit me ekipin do të shpaguhet për klubin në fund të sezonit, pasi së fundmi la në pankinë lojtarë si Eden Hazard, Juan Mata dhe Oscar. “Kam tentuar të analizoj gjërat të cilat mund t’i bëjmë në të njëjtën mënyrë. Unë mund të shoh cilësinë e këtyre tri lojtarëve dhe kur ekipi është në posedim atëherë ata janë shumë të rrezikshëm, kështu që duhet të gjejmë balancin e duhur”. “Pse po ndërroj lojtarët aq shpesh, është se jo gjithmonë mund të jeni të gatshëm të luani në intensitetin e ndeshjeve në dhjetor, kur kemi tri ndeshje në javë. Duhet të menaxhojmë mirë lojtarët, pasi të gjithë janë lojtarë të mirë dhe të gjithë duhet të jenë të gatshëm në çdo takim dhe jo disa të jenë të lodhur dhe të tjerët të gatshëm”, ka thënë Benitez. Chelsea takohet sonte mbrëma me Nordsjaellandin në takimin krucial për Ligën e Kampionëve që zhvillohet në Stamford Bridge.

Strama: Unë vendosi a luan Sneijder

Trajneri i Interit, Andrea Stramaccioni, ka këmbëngulur se mungesa e Wesley Sneijder nuk ka të bëjë asgjë me problemet e tij kontraktuale me bordin e klubit. Marco Branca ka thënë së fundmi se Sneijder nuk do të luajë pa pranuar shkurtimin e pagës, por Stramaccioni thotë se ai është lënë jashtë formacionit për shkaqe taktike të tij. “Të gjitha vendimet për lojtarët e ekipit të Interit ekskluzivisht i marr vetëm unë. Nëse holandezi do të jetë në ljoë apo jo për ndeshjen e ardhshme, e vendosi unë, askush tjetër. Unë marr përgjegjësitë”. “Ai po stërvitet me bashkëlojtarët, ai po bën mirë dhe shpresoj që të mos kem nevojë për të përgjigjur më shumë pyetje rreth kësaj teme. Unë mendoj se tashmë kam folur shumë për këtë çështje”, është shprehur Stramaccioni.

Hummels lëvdon Balotellin

Mbrojtësi i Dortmundit, Mats Hummels, ka lëvduar sulmuesin e Manchester Cityt, Mario Balotelli si një lojtar të jashtëzakonshëm dhe djalosh të mirë. Balotelli ishte pjesë e dy ndeshjeve ndaj Dortmundit, në ndeshjen në shtëpi shënoi gol, para se të hynte në fushë mbrëmë në Gjermani në mesin e vërshëllimave të publikut dhe Hummels e admiron për karakterin. “Balotelli ka domethënie të veçantë për mua, vëllain tim dhe miqtë e mi. Unë kam pasur urdhra nga njerëzit që të marr fanellën e tij për dy vite radhazi. Nuk ka funksionuar në një prej ndeshjeve dhe në gjysmëfinalen e evropianit, kisha gjëra tjera në mendje”. “Ai është lojtari i preferuar i grupit tonë. Ne mendojmë se ai është djalosh i mirë, lojtar i madh. Unë nuk besoj se të gjitha gjërat që lexoni për të janë të këqija”, është shprehur Hummels.

Hazard dëshiron të kualifikohet

Mesfushori i Chelseat, Eden Hazard, dëshiron që me çdo kusht të kualifikohet më tutje në Ligën e Kampionëve, ndërsa mban shpresa në ndeshjen tjetër dhe në një fitore ndaj Nordsjaellandit për progres. Blutë duhet që të mposhtin danezët sonte mbrëma për të pasur ndonjë mundësi, megjithëse në rast të ndonjë fitoreje të Juventusit, Chelsea ashtu-kështu do të eliminohej. “Gjithçka varet nga kjo ndeshja e fundit. Ne duhet që të marrim rezultat pozitiv nga kjo ndeshje e fundit, çfarëdo që ndodh, në duhet që gjithsesi të fitojmë dhe të presim çfarë ndodh në ndeshjen tjetër”, ka thënë Hazard.

Henry lojtar i Arsenalit?

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, besohet se ka arritur marrëveshje që të rikthehet në Emirates për herë të tretë në janar. Goal raporton se më 1 janar hyn në fuqi marrëveshja mes Arsenalit dhe sulmuesit francez, që është një huazim tremujor. Thierry Henry është prej legjendave më të mëdha të klubit anglez me 228 gola të shënuara në 376 paraqitje. Ai ka fituar shtatë trofe të mëdhenj me klubin.

Mourinho: Të gjithë e dimë që Messi e merr Topin e Artë

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka pranuar se Topi i Artë tashmë është i vendosur dhe thotë se konspiracioni është ende i pranishëm në organet më të larta të futbollit. Sulmuesi i Barcelonës është favorit i madh për ta fituar Topin e Artë dhe Jose Mourinho thotë se Cristiano Ronaldo nuk mund të ketë gjasa përderisa Messi ka gjithë publicitetin e duhur për të fituar Topin e Artë. “Topi i Artë tashmë është dhënë. Kur krerët e futbollit flasin për këtë gjë, atëherë nuk e di çfarë mund të bëni”, ka theksuar Mourinho. Lionel Messi ka shënuar 84 gola këtë sezon në të gjith garat, por s’ka fituar asnjë trofe të madh, ndërsa Ronaldo ka fituar La Ligan dhe është po ashtu golashënuesi më i mirë në botë pas argjentinasit.

Fondi i privatizimit mbetet i bllokuar

Fondi i privatizimit ende mbetet i bllokuar, në pritje të shqyrtimit të kërkesave të kreditorëve të mundshëm. Zëdhënësi i AKP-së, Ylli Kaloshi, tha se Agjencia Kosovare e Privatizimit, në bazë të ligjit, 20 për qind të mjeteve të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore ua shpërndan punëtorëve, 5 për qind i mban për shpenzime operative, kurse pjesën e mbetur prej 75 për qind mbahen në një fond mirëbesimi, derisa të shqyrtohen kërkesat e kreditorëve. “Shuma prej 75 për qind e kreditorëve të mundshëm u shpërndahet me pas gjatë procesit të likuidimit të kreditorëve dhe mjetet e mbetura barten në buxhet të Republikës së Kosovës. Mënyra e menaxhimit të fondeve të privatizimit, është e rregulluar me Ligjin e AKP-së”, tha për Radio Kosovën Kaloshi. Mjetet e privatizimit Agjencia i ka të deponuara në Bankën Qendrore të Kosovës, derisa të përfundojë procesi i likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore, i cili është mjaft i komplikuar dhe është duke u zhvilluar shumë ngadalë, thekson Kaloshi. “Deri më tani janë të grumbulluara mbi 613 milionë euro, nga privatizimi i deritanishëm. Në këtë shumë nuk përfshihen rreth 30 milionë euro që janë bartur në buxhetin e Kosovë nga procesi i likuidimit të disa ndërmarrjeve shoqërore”, tha ai. Kaloshi sqaron se në përputhje me ligjin e ri, AKP-ja është e obliguar që mjetet e mbledhura t’i mbajë në mirëbesim, dhe të njëjtat mund t’i investojë në llogari, instrumente, apo mënyra tjera të investimit, të cilat janë të ranguara për investim nga agjenci ndërkombëtare. Si rezultat i investimeve, AKP-ja ka përfituar 34.6 milionë euro nga normat e interesit. Ndryshe, deri tani janë likuiduar 65 ndërmarrje shoqërore, prej të cilave 30 milionë janë derdhur në buxhetin e Kosovës, ndërkaq 66 milionë euro u janë shpërndarë punëtorëve nga 20 përqindëshi i shitjes.

Tkurret Eurozona

Të dhënat përfundimtare të studimit të indeksit menaxherial të Eurozonës tregojnë një aktivitet në tkurrje më të vogël nga sa u shpreh më herët. Por pavarësisht ngadalësimit të ritmit të tkurrjes rajoni i kontinentit të vjetër është në rrugën e mbylljes së një tremujori tjetër në recesion. Statistika përfundimtare tregoi se indeksi i përbërë menaxherial i Markit për Eurozonën u rrit në 46.5 për nëntorin kundrejt 45.7 në tetor dhe më i lartë se 45.8 pikë që u raportua 10 ditë më parë. Por pavarësisht kësaj rritej nuk ka asnjë shenjë se ky indeks do të rritet përmbi kufirin e 50 pikë që ndaj tkurrjen nga ekspansioni i ekonomisë dhe është muaji i 15 në radhë që qëndron poshtë këtij kufiri. Performueist më të dobët që presuan dhe rezultatet e indeksit janë Franca, Spanja dhe Italia. Në total indeksi sugjeron thellim të recesionit në këtë tremujor dhe që pason recesionin 0.1 për qind të tremujorit të mëparshëm.

Kosova prin në rajon me çmime të larta

Për të blerë veturën e re të prodhuesit “Volkswagen” në tregun maqedonas duhet të paguhen 14 mijë e 990 euro. E njëjta veturë me po të njëjtat parametra, në tregun e Kosovës shitet 17 mijë e 100 euro, apo mbi 2 mijë e 200 euro më shtrenjtë. Nuk janë vetëm produktet e “Volkswagenit” ato që kushtojnë më shtrenjtë në Kosovë sesa në rajon. Me kosto më të lartë në treg dalin edhe veturat e markave të tjera, por edhe pajisjet e ndryshme elektronike, mallrat ushqyese, të veshmbathjes, biletat e fluturimeve dhe produktet e shërbimet e tjera. Sipas Gazetës “Koha Ditore”, importuesit thonë se kostoja shtesë e produkteve karshi atyre në vendet e rajonit është rezultat i taksave dhe i politikave të pafavorshme që aplikojnë institucionet shtetërore të Kosovës.

Themelohet Klubi i Investitorëve të Huaj

Në hapjen e takimit të parë që ishte njiherit edhe takimi mbi themelimin e “Klubit të Investitorëve të Huaj”, kryetari i OEK-ut, Gërxhaliu prezantoi qëllimin për themelimin e këtij klubi dhe njëherit ftoi të gjitha Odat dhe kompanitë investuese në Kosovë që të përkrahin këtë iniciativë. Kryearti OEK-ut Safet Gërxhaliu theksoi se misioni ynë është të udhëheqim politikat dhe strategjitë e vendit në lidhje me tërheqjen e IHD-ve, të koordinuara nëpërmjet rrjetit të zyreve të Odave Ekonomike për mbështetje të investitorëve dhe Agjensionit për Promovimin e Investimeve Kosovare. "Garantimi i një efikasiteti dhe koordinimi më të madh në përpjekjet tona për të promovuar dhe tërhequr investime të huaja në mënyrë që të nxiten IHD-të dhe kësisoj të kontribuohet në zhvillimin ekonomik të vendit tonë", tha ai. Ky klub duhet të funksionojë si mundësi e përmirësimit të ambientit të të bërit biznes në Kosovë dhe bashkëveprim i Odave Ekonomike që të adresojnë vërejtjet e kësaj kategorie tek instancat e caktuara. Qëllimi kryesor mbetet, mbështetja dhe lobimi për interesat e investitorëve të huaj, të promovojë ambientin afarist në Kosovë dhe të përmirësojë performancën e investitorëve të huaj nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta, përfundoi kreu i OEK-ut. Kjo iniciativë e OEK-ut në bashkëpunim me GIZ-n gjerman është ndërmarrë duke vërejtur ngecjet dhe pengesat në mungesën e investimeve.

BERZH-i mund të financoj Kosovën e Re

Para anëtarësimit formal të Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim që pritet të bëhet më 17 dhjetor, kjo bankë tashmë ka një plan para vetes për projektet, të cilat synon t’i financojë në Kosovë. Përfaqësues të BERZH-it kanë thënë se janë duke i shikuar mundësitë për ta financuar Termocentralin “Kosova e re”. Svitlana Pyrkalo, këshilltare për media në BERZH, tha se investimet në sektorin e energjisë janë prioritet kyç dhe se po punojnë që së bashku me institucione të tjera ta rrisin kapacitetin e Kosovës në gjenerimin e energjisë. “Ne po i shikojmë mundësitë për ta financuar Termocentralin e ri ‘Kosova e Re’. Eficienca dhe siguria në fushën e energjetikës janë elemente kyçe në planifikimet tona për mbështetjen e Kosovës. Në fillim të vitit 2013, banka do të nisë një bashkëpunim me disa institucione financiare në Kosovë dhe me mbështetjen e BE-së. Kjo do të synojë të rrisë garën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë dhe të mbështesë arritjet e qëllimeve të vendit në reduktimin e konsumit të energjisë”, theksoi Pyrkalo. Pyrkalo tha se që nga fillimi i vitit 2013 banka planifikon t’i bëjë të paktën deri në 8 investime në banka, në kompani mikrofinanciare dhe korporata. “BERZH do të synojë të ngritë mbështetjen për Kosovën, me fokus në sektorin privat. BERZH po punon në drejtim të lansimit të një Fondi Zhvillimor për Infrastrukturën Komunale në 2013-ën që do të mbështesë projektet komunale në Kosovë. BERZH do të shqyrtojë mbështetjen e Fondit të Depozitave për Sigurime të Kosovës me një stand-by garancion që ka për qëllim ngritjen e besimit të njerëzve në sektorin bankar”, u shpreh ajo. Mësohet se një çështjeje tjetër e rëndësishme që BERZH do t’i japë mbështetje është edhe privatizimi i Postë-Telekomit të Kosovës. Më 16 nëntor të këtij viti, Kosovës iu konfirmua se do të jetë anëtare e BERZH-it. Menjëherë pas konfirmimit autoritetet e Kosovës kanë filluar përgatitjet për anëtarësim. Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin që nga rezervat shtetërore të ndaj mjetet e nevojshme për anëtarësim në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Kuota e anëtarësisë së Kosovës në BERZH është prej 1.05 milion euro. Zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Menderes Ibra, tha se ende janë në proces të ratifikimit të projektligjit për anëtarësim të Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. “Aktualisht janë duke u identifikuar sektorët me më prioritet. Duhet papasur parasysh se aktualisht jemi duke pambyllur procedurat juridike të marrëveshjes në BERZH dhe kjo përmbyllje do të bëhet pas ratifikimit të projekti ligjit për anëtarësim në BERZH nga Kuvendi i Kosovës”, theksoi Ibra. BERZH është institucioni i tretë ndërkombëtar financiar, pas Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, që po anëtarësohet Kosova, e cila po has në vështirësi në anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtarë për shkak të mosnjohjes nga OKB-ja. Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH, ka 65 anëtarë (Kosova është e 66-ta), kurse 29 prej tyre ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet.

Dafina: Albumi i ri, do t’ju çmendë

Dafina Zeqiri, e cila është në përgatitje e sipër të albumit të saj më të ri, ka paralajmëruar fansat se produkti i saj i ri do të jetë një album i padëgjuar deri më tani. Duffy, e cila ende po punon intensivisht në këtë album, është shfaqur mjaft shpesh në skenë, kështu duke mos harruar fansat e saj. As komunikimi i saj me publikun përmes rrjeteve sociale nuk ka munguar, dhe ajo shumë shpesh ka postuar ‘cover’ të këngëve, e disa prej tyre janë edhe pjesë të albumit më të ri. Së fundi ajo ka paralajmëruar tifozët se albumi i saj i radhës do të jetë shumë i veçantë. “Albumi im i tretë do t’ju bëjë juve të çmendeni”, ka shkruar këngëtarja në profilin e saj. Albumi i fundit “Just Me” pati një sukses të madh në gjithë Ballkanin.

Edhe Arsenali në kërkim të Rami

Arsenali raportohet se është duke përcjellë mbrojtësin e Valencias, Adil Rami. Francezi është duke u lidhur me një kalim te skuadra londineze, me menaxherin Arsene Wenger është duke kërkuar përforcime të reja pas krizës që po kalon skuadra së fundi. Rami po ashtu është lidhur me një kalim te Barcelona dhe Milani, ndërsa performacat e tij kanë joshur edhe Manchester United.

Modric: Reali mund ta fitojë LK-në

Luka Modric mendon se Real Madridi është favorit i padiskutueshëm për t fituar Ligën e Kampionëve këtë edicion. Kampionët e Spanjës përfunduan vetëm të dytët në grupin D pasi Borussia Dortmund u tregua më i fuqishëm për Madridin, por Modric ende mendon se Los Blancos mbeten një prej favoritë kryesor për ta fituar garën. “Me këdo që caktohemi në rundin e ardhshëm, do të jetë një sfidë e vështirë, por nëse ne luajmë siç mundemi, atëherë do të jemi favoritë për vazhduar më tej”. “Në fakt, mendoj se ne jemi favoritë për ta fituar Ligën e Kampionëve”, ka thënë mesfushori kroat.

Juve pyet për çmimin e Lewandowskit

Juventusi ka kontaktuar kampionin e Gjermanisë, Borussia Dortmund, për të shfaqur interesimin për sulmuesin në formë të kësaj skuadre Robert Lewandowski. Goal raporton se kampionët e Serie A e kanë shndërruar sulmuesin polak në cakun kryesor të afatit të ardhshëm kalimtar, dhe janë duke orkestruar një marrëveshje sa më shpejtë që është e mundshme, për të mposhtur radhën e gjatë të rivalëve të interesuar për 24-vjeçarin. Juve i ka dërguar skuadrës gjermane një faks për të pyetur për çmimin e lojtarit, dhe tash është në pritje të përgjigjes. Dortmund mendohet se dëshiron ta mbajë Lewandowskin, por refuzimi i sulmuesit për ta vazhduar kontratën aktuale mund ta detyrojë klubin ta shesë atë në fund të sezonit. Bianconerët raportohet se janë të gatshëm të harxhojnë 25 milionë euro për Lewandowskin, por kanë një konkurrencë të fuqishme nga Manchester United dhe Manchester City.

Hulk: Mund të largohem në janar

Hulk thotë se ekziston mundësia ai të largohet nga Zenit St Petersburg në janar. Braziliani iu bashkua kampionëve të Rusisë nga Porto gjatë verës për 40 milionë euro, por ka shënuar vetëm katër gola në të gjitha garat pas transferimit të tij. Dhe, në mesin e spekulimeve për të ardhmen e tij, Hulk u zëvendësua nga trajneri Luciano Spalletti në fitoren e mbrëmshme në San Siro – një vendim që duket se e ka bërë 26-vjeçarin të mendojë opsionet. “Ndjehem mirë në St Petersburg, familja ime është e mirë dhe djali im ndjehet mirë. Por nëse situata me Luciano Spallettin nuk zgjidhet vetë, unë mund të largohem në janar. Nuk e di nëse Italia do të ishte destinacioni im, por gjithçka mund të ndodhë”. Si përgjigje ndaj komenteve të Hulk, Spalletti ka reaguar me qetësi: “Hulk mund dhe thotë çfarë të dëshirojë. Unë nuk do të kem dyshime për ta zëvendësuar atë sërish”.

Lajmi fundit: U rrëzua një aeroplan... Jo! Në fakt janë xhirimet e një seriali (Video)

Një televizion në Chicago e ka ndërprerë programin e vet për të dhënë lajmin e rrëzimit të një aeroplani në një rrugë lokale, mirëpo shumë shpejtë kanë kuptuar se bëhej fjalë për xhirimin e një seriali televiziv. Prezantuesit e Channel 9, Larry Potash dhe Robin Baumgarten, morën informacionin për rrëzimin e një aeroplani në rrugën “Martin Luther King Drive”, ndërsa në vend të ngjarjes ishte dërguar edhe helikopteri i tyre për të xhiruar nga afër pamjet. Dhe derisa po përpiqeshin të kuptojnë nëse ka viktima ose jo, ata marrin vesh se nuk bëhej fjalë për ndonjë fatkeqësi, por ishin xhirimet e serialit, “Chicago Fire”.

Allegri: Nuk e merituam disfatën

Menaxheri i Milanit, Massimiliano Allegri, beson se skuadra e tij ishte e pa fat që pësoi disfatë 1-0 nga Zenit St Petersburg në ndeshjen e fundit të fazës grupore, edhe pse e di se skuadra e tij duhet të përmirësohet. “Ne krijuam shumë shanse dhe luajtëm me një ritëm të mirë, por fatkeqësisht pranuam gol nga rasti i tyre i vetëm në ndeshje”. “Ne nuk merituam të humbasim, jam i zhgënjyer për lojtarët por ne duhet të fillojmë të mos pranojmë gola. Njëzet gola në 21 ndeshje është shumë, ne duhet t’ia dalim më mirë në situata të caktuara”. “Për momentin objektivi jonë është ndeshja ndaj Torinos (të dielën), vendi i tretë ende është larg. Ne do të mendojmë për secilën ndeshje që vjen, si edhe për Kupën e Italisë”, ka thënë Allegri.

Aplikacioni i ri i Gmail vjen në iOS

Google sapo ka lansuar versionin më të ri të aplikacionit për shërbimin e saj të famshëm të emailave, Gmail, i cili tani është në dispozicion për platformën mobile të Apple, iOS. I ri-krijuar tërësisht, versioni 2.0 i aplikacionit të Gmail vjen me dizajn dhe pamje të re, për të cilën Google shpreson se do ta shpejtojë shërbimin e emailave për përdoruesit si dhe ta bëjë më të lehtë përdorimin e emailave nga pajisjet mobile. Funksionet e reja në aplikacion përfshijnë animacionet e reja, rrëshqitje të pafundme të emailave dhe listave, dhe fotografive në mesazhe. Aplikacioni i ri gjithashtu mundëson sugjerime të plota gjatë kërkimit, si dhe mundëson përgjigje në ngjarjet në Google Calendar, dhe pëlqimin e postimeve në Google+ brenda aplikacionit. Gmail në iOS është në dispozicion në AppStore, dhe tani për shkak të popullaritetit tejet të madh, disa përdorues tashmë janë duke raportuar probleme në shkarkim të aplikacionit, ndërsa Google sugjeron që të provohet më vonë.

Grejpi i rrezikshëm nëse merrni ilaçe

Grejpi, sipas një hulumtimi më të ri të shkencëtarëve dhe mjekëve, mund të shkaktojë probleme serioze tek një numër gjithnjë e më i madh njerëzish tek personat që konsumojnë ilaçe Në fakt, ekspertët paralajmërojnë që kjo pemë në brendinë e saj posedon kemikale që përforcojnë ndikimin e ilaçeve. Pasojat e këtij ndikimi të përforcuar mund të jenë nga ngecja akute e punës së veshkave, problemeve me frymëmarrje, gjakderdhje të brendshme e deri tek vdekja e hershme. Shkencëtarët tashmë e kanë kuptuar se disa të sëmurë duhet ta shmangin konsumin e grejpit, mirëpo në disa vitet e fundit numri i ilaçeve me të cilat grejpi krijon një kombinim të rrezikshëm është rritur ndjeshëm nga viti 2008 deri në vitin 2012, nga 17 është shtuar në 43. Grejpi mund të reagojë në 85 ilaçe, 43 prej të cilave mund të shkaktojnë kombinime të rrezikshme, ndërsa pasojat mund të jetë fatale dhe të kobshme, ndërsa që paralelisht studimet janë në vazhdim e sipër.

Imtësitë që mund ta dëmtojnë lidhjen tuaj

Nëse dëshironi një lidhje të fortë dhe stabile me partnerin, kurrsesi nuk duhet t'i heshtni disa gjëra, por duhet t'i thoni me sinqeritetin më të madh, të jeni të hapur ndaj tij. Telashet me të cilat përballemi gjatë jetës na ndodhin të gjithëve, e nëse këtë e mbroni nga partnerët me siguri se lidhja nuk është edhe aq stabile. Fshehja nuk sjell asgjë të mirë. Për ish-partnerët Terapeutët seksualë thonë se pyetja për ish-dashuritë është një kurth i vërtetë, prandaj shmangni këto pyetje duke mos u përgjigjur në to. Mirëpo, nëse në jetën tuaj befasisht shfaqet ish-dashuria, fshehja nuk do të ishte lëvizje e mençur, sepse situata ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe tek partneri aktual. Për mbipeshën dhe dukjen Kur jeni bashkë në shtëpi partnerit mund t'ia tërhiqni vëmendjen ndaj mbipeshës dhe ta nxitni në aktivitetin fizik. Të gjithë kujdesen për dukjen, prandaj nëse mendoni se me pantallonat që ka veshur më mirë i përshtaten një palë këpucë të tjera, thojani lirisht. Kur të largohet nga shtëpia mos e kritikoni, sepse kjo mundet t'ia dëmtojë vetëbesimin. Për flirtin Pos nëse nuk dëshironi ta bëni xheloze, më mirë do të ishte të mos i tregoni se si me një koleg të caktuar keni qeshur si të çmendur me shakatë e tij/saj, apo nëse ju ka ftuar për një kafe "shoqërore". Natyrisht nëse nuk mund ta tejkaloni situatën, provojeni ta thoni si anekdotë. Rreth shpenzimeve Fshehja nuk sjell asgjë të mirë. Pa marrë parasysh se sa e teproni e kjo ndonjëherë na ndodh të gjithë neve, e nuk do të duhej ta fshihnit. Në këtë mënyrë "shpenzohet" besimi. Për kohën e lirë Mënyra më e mirë dhe më e thjeshtë është të tregoni ku e kaloni kohën e lirë, madje edhe nëse pos orarit të punës jeni vonuar me shokun e punës dhe keni dalë për një kafe. Kjo nuk do të thotë se me këtë kërkoni leje, por kështu ndërtohet besimi i ndërsjellë. Për sjelljet dhe fajin Mendoni se shkaku i shikimit të serialeve partneri ju vlerëson më pak. Telashet me të cilat përballemi gjatë jetës na ndodhin të gjithëve, e nëse këtë e mbroni nga partnerët me siguri se lidhja nuk është edhe aq stabile. Rreth aktiviteteve të përbashkëta Sporti nuk është një ndër aktivitetet më të dashura për ju! Herën tjetër kur dëshiron t'ju marr me vete, jini të sinqerta dhe mos trilloni. I thoni se po shkoni me të për ta kuptuar sportin e tij të preferuar, ndërsa që edhe ai do të jetë i hapur me aktivitete tuaja. Rreth seksit Ju pyet pas seksit nëse jeni kënaqur? Përgjigjuni me sinqeritet. Jeta seksuale mund të jetë e mirë vetëm, nëse jeni të hapur dhe thoni atë që keni dëshirë. Rreth shëndetit Nëse keni probleme me shëndetin, një gjë të tillë kurrsesi nuk guxoni ta fshihni nga partneri. Mos keni turp. Në situata të tilla njerëzit zvogëlojnë punët për të shmangur atmosferën e pakëndshme, por nëse jeni të hapur vetëm do ta forconi lidhjen dhe do të lidheni më tepër mes vete.

Shkëndije Mujaj pozon nudo

Shkëndije Mujaj, ish-banorja e “Vip Shpija 3”, ka postuar një foto në Facebook ku shfaqet krejtësisht nudo. Në foton e publikuar Shkëndija për pak sa nuk ka zbuluar pjesën më intime të saj. Duke pretenduar se ishte një aksident, ajo ka justifikuar veten se “nuk i ka 100 duar” për të mbajtur çdo gjë nën kontroll (brekët, telefonin...). “Upssssss tu provu bikinit de, 100 dur si kom, eheheh shuuuuuuuuuuuni mo just Love me”, ka shkruar Shkëndija mbi fotografinë që duket se është realizuar me celularin e saj. Kjo nuk është hera e parë që ajo shfaq pjesët intime. Shumë foto të publikuara në faqen e saj të “Facebook” tregojnë pjesën e pasme të saj, me të cilën duket se ajo krenohet.

Rita tregon arsyet e ndarjes nga Rob

Rita Ora në intervistë për magazinën “Glamour” ka qartësuar arsyen e ndarjes së saj nga Rob Kardashian. “Unë isha si fantazmë. Në një kohë frustrohesha me veten dhe pastaj pyesja veten se për çfarë jam nervoze, kështu që vendosa ta mbajmë lidhjen vetëm si shoqëri, sidomos në këtë moment sepse kam shumë gjëra që janë duke më ndodhur”, ka thënë Rita për ‘Glamour’. Këngëtarja e hitit “Shine ya light” ka pranuar se ajo ende nuk e ka përjetuar ndjenjën e vërtetë të dashurisë. “Deri në moshën 22 vjeçare, s’ka pasur asgjë. Kam qenë e fascionuar, por kurrë e dashuruar. Mendoj që kjo është dobësia ime e vetme. Kam frikë t’i ul poshtë mburojat dhe të dashurohem” ka shtuar kosovarja. Rita ka folur edhe për tipin e mashkullit që pëlqen, duke thënë se ai duhet të jetë shumë i thjeshtë, ta bëjë të qeshë, kohë pas kohe t’i thotë që është e bukur dhe të jetë afër saj gjithmonë.

Moss: E urreja gjoksin tim

Kate Moss ka zbuluar se ajo i kishte urryer gjinjtë e saj kur kishte qenë e re. Duke folur për Elle, supermodelja thotë se ajo kishte dënesur para fotografimeve nudo. “I urreja gjinjtë e mi më shumë se gjithçka tjetër si tinejxhere, pasi kisha gjoks të rrafshët dhe kisha një shenjë të madhe në njërën”. “Do të bëja gjithçka të mos hiqja pjesën e sipërme të veshjeve. Kam qarë për shumë vite”, ka thënë modelja. Kate po ashtu ka falënderuar të dashurin e asaj kohe, aktorin Johnny Depp, që i kishte qëndruar pranë dhe e kishte mësuar të përballet me famën.

Gaga ka blerë kostumet e Jacksonit

Lady Gaga ka shpenzuar qindra mijëra dollarë gjatë fundjavës që lamë pas duke blerë 55 kostume, të cilat Michael Jackson i kishte veshur gjatë turneut promovues të albumit “Bad”. “Të gjithë 55 palët e rrobave që i kam blerë sot do të ruhen me profesionalizëm në frymën e dashurisë ndaj Michael Jacksonit, guximit të tij dhe fansave të tij anekënd botës”, ka shkruar këngëtarja në Twitter. Sipas shtëpisë së ankandeve, Juliens, xhaketa të cilën e ka mbajtur ikona e ndjerë e muzikës pop është shitur për 240.000 dollarë, ndërsa dorëzat e zbukuruara me kristale janë shitur nga 100.000 mijë dollarë njëra.

Një baladë nga Gazmend Mehmeti dhe Albiana Syla (Video)

Gazmend Mehmeti ka publikuar këngën më të re të tij në bashkëpunim me këngëtaren Albiana Syla. Kënga e titulluar “Pse të humba”, është e zhanrit rok baladë dhe është punuar nga Besim Bunjaku. Tekstin e ka shkruar Arsim Bunjaku, ndërsa orkestrimin e ka bërë Valon Bytyqi. Klipi është realizuar nga produksioni “Macro Creative”.

Minogue: Dua të bërtas kur kuptoj se jam plakur

Këngëtarja Kylie Minogue ka pranuar se nganjëherë dëshiron të bërtasë kur e kupton se sa është plakur. Në një intervistë për revistën Elle, 44-vjeçarja ka thënë se shpeshherë dëshiron të vishet dhe të sillet si në rini, por tashmë është pajtuar me moshën e saj. “Nuk do t’ju gënjej rreth kësaj. Shpeshherë shikohem në pasqyrë dhe e kuptoj se graviteti ka fituar”. “Nganjëherë kur e shoh fytyrën time mendoj se dukem si ndonjë efekt special i Steven Spielbergut dhe thjeshtë dua të bërtas”, ka pohuar këngëtarja.

Damon: Pitt është njeri shumë i zakonshëm

Aktori hollivudian, Matt Damon, e ka lëvduar kolegun e tij, Brad Pitt, për të cilin thotë se është njëri “krejtësisht normal”. Në një intervistë për USA Today, ylli i filmit “The Bourne Identity” ka thënë se nuk mund ta kuptojë se si Pitt ka qëndruar aq për toke duke marrë parasysh faktin se është një nga njerëzit më të famshëm në botë. “Ai është njeriu më normal. Kam qëndruar shumë kohë me të gjatë xhirimeve të ‘Ocean’s Eleven’ dhe vazhdimeve. Ai nuk bën asgjë për të treguar se është ndryshe”. “E kam takuar shumë kohë më parë, ai vazhdon të mbetet i njëjti njeri, nuk e di si arrin të veprojë në atë mënyrë”, ka thënë Damon.

Bufon: Juve, tashmë një konkurrent evropian

Portieri i Juventusit, Gigi Buffon, mendon se Bianconerët tashmë kanë dëshmuar se ata janë të aftë për të luftuar në nivel evropian. Juve sonte do të përballet me Shakhtar Donetsk në ndeshjen e fundit të fazës grupore, dhe një barazim do të ishte i mjaftueshëm për të kaluar në fazën e mëtejme eliminatore. “Gjatë katër ose pesë muajve, në të cilat ne kemi luajtur edhe në Serie A edhe në Ligën e Kampionëve, mendoj se mund të themi me plot siguri se procesi i zhvillimit të Juventusit ka qenë i konsoliduar”. “Pavarësisht se si do të shkojnë gjërat [sonte kundër Shakhtar] mendoj se ne kemi bërë një grup të fuqishëm dhe duke fituar ndeshjet ne kemi treguar se ky ekip ka gjithçka që nevojitet për të nxitur frikë te kundërshtarët”. “Përveç rezultateve, që sigurisht janë fundamentale për ne, Juve jep përshtypjen se është rikthyer në të qenit konkurrues në nivel evropian”, ka thënë Buffon.

Llorente: Do të largohem nga Bilbao

Fernando Llorente ka zbuluar se ai do të largohet nga Athletic Bilbao në fund të sezonit, pasi kontrata e tij të përfundojë. “Le ta qartësojmë se ky nuk është një vendim ekonomik. Oferta e Athletic ishte e pa-rezistueshme”. “A është vendimi i sigurt? Po, e kam marrë këtë vendim kur kam luajtur ndeshjen e parë në San Mames në Europa League (në gusht) duke parë gjithë këtë situatë që ka rrjedhë”. “Kjo më ka zemëruar dhe vendosa të mos rinovoj. Po ashtu doja të fitoj gjëra të tjera. Kam qenë kampion i Evropës dhe Botës, kam luajtur për disa vite në nivel të lartë”, ka thënë Llorente. Për sulmuesin spanjoll interesim kanë shprehur një varg klubesh, mes të cilëve Juventus, Manchester City dhe Arsenal.

NBA: Thunder më të fuqishëm se Nets

Oklahoma City Thunder ka shënuar edhe fitoren e tretë radhazi duke mposhtur në udhëtim Brooklyn Nets me rezultat 117-111. Thunder ishin të saktë në 60 për qind të tentimeve nga loja e hapur, me Kevin Durant që udhëhoqi me 32 pikë, derisa Rusell Wesbrook shënoi 25 të tjera dhe nëntë asistime. Kampioni i Konferencës Perëndimore, Oklahoma City (15 fitore dhe 4 disfata këtë sezon), shënoi 30 pikë nga 34 gjuajtjet e lira dhe 7 nga 14 tentimet për trepikësha. Brooklyn ishte në disavantazh për pjesën më të madhe të ndeshjes dhe ngushtoi në 104-102 me katër minuta të mbetura por Durant u përgjigj me gjashtë pikë radhazi për Oklahoman. Deron Williams udhëhoqi te skuadra vendase me 33 pikë, derisa Andray Blatche shënoi 19 pikë dhe 11 kërcime për Nets (11 fitore dhe 6 disfata).

Benitez kërkon më shumë nga Hazard

Menaxheri i Chelseat, Rafa Benitez, thotë se Eden Hazard po dështon të përballet me kërkesat e Ligës Premier. Hazard erdhi te kampioni i Evropës gjatë verës nga Lille për 32 milionë funte, por ka dështuar të gjejë veten te Blutë. “Ai duhet të adaptohet me tempon e Ligës Premier. Nuk është e njëjta si në Francë ku ai ishte njeriu kryesor”. “Këtu në Ligën Premier ju duhet të jeni në formën më të mirë gjithë kohën, ose nuk do të jeni në gjendje të bëni diferencën në ndeshjet. Ai po ia del mirë, por mund t’ia dalë edhe më mirë”, ka thënë Benitez.

Isco në radarin e Real Madridit

Real Madridi është i gatshëm ta sfidojë Manchester Cityn për anësorin e Malagas, Isco. Drejtori i ri sportiv i Cityt, Txiki Begiristain, tashmë ka hapur bisedat me Malagan për një transferim në janar të Iscos, që do të përfshinte edhe qëndrimin te skuadra e La Liga të të riut në formë huazimi deri në fund të sezonit. Por, tash në garë për të është edhe Real Madridi, që është i gatshëm të paguajë klauzolën blerëse prej 21 milionë eurosh. Isco raportohet se është i lumtur te Malaga, edhe pse mundësia për të luajtur për Real Madridin mund ta kthejë mendjen e tij.

Vilanova: Messi do të luajë sonte

Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, do ta nxjerrë në fushë Lionel Messi edhe në ndeshjen e sotme të Ligës së Kampionëve ndaj Benficas. Messi ka shënuar 84 gola për klubin dhe kombëtaren e tij gjatë këtij viti kalendarik, një më pak se rekordi i Gerd Muller të cilin argjentinasi do të synojë ta thyejë sonte. “Ai pushoi javën e kaluar dhe ne e dimë se ai gjithmonë dëshiron të luajë. Është një ndeshje e Ligës së Kampionëve dhe ai është i ngazëllyer të luajë. Nëse ai është në fushë, ai do të na bëjë më të fuqishëm”. “Ne do të jemi sa më natyral që mundemi. Messi ka shansin ta thyejë rekordin, por do të jetë më e vështirë nëse ne fokusohemi në të. Sidoqoftë, mendoj se ai është mësuar me presionin”, ka thënë Villanova.

Mancini: Pse duhet të jemi të turpëruar?

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, thotë se nuk ka arsye për t’u ndjerë të turpëruar pasi ata u eliminuan nga garat evropiane këtë sezon. Pasi humbi gjasat për të kaluar në rundin eliminator të Ligës së Kampionëve, City kishte shpresa se do të mund të luante së paku në Europa League, por kampioni i Anglisë u mposht mbrëmë nga kampioni i Gjermanisë, Borussia Dortmund, për të mbetur në pozitën e katërt të grupit dhe për të qëndruar jashtë garave evropiane. “Do të ishte e turpshme nëse, kur ju luani, nuk luani me 100 për qind nga vetja. Por kur juani 100 për qind, ju edhe mund të humbisni”. “Ne deshëm të përpiqemi të arrijmë në Europa League pasi kjo do të kishte qenë një garë tjetër për të cilën do të mund të luftonim”, ka thënë Mancini.

Mata: Duhet të jemi të bashkuar

Mesfushori i Chelseat, Juan Mata, thotë se lojtarët e dinë se tifozët nuk e pëlqejnë menaxherin e ri, Rafa Benitez, por më e rëndësishme sipas tij është ata të jenë të bashkuar si ekip në këto momente të vështira. “Nuk jam lopë, andaj jam i vetëdijshëm. Tifozët janë të lirë të bëjnë çfarë të duan. Detyra ime, detyra jonë është të luajmë mirë dhe të fitojmë. Unë për kaq shqetësohem”. “Gjithmonë përpiqem të fokusohem në atë çfarë bëj, asgjë tjetër. Nëse duam të fitojmë, nëse duam të ngremë trofe këtë sezon, duhet të jemi të bashkuar, të luftojmë si bashkësi në ekip”, ka thënë 24-vjeçari.

Wenger mohon kontaktet me PSG

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka hedhur poshtë spekulimet se ai planifikon t’i bashkohet Paris Saint Germain vitin e ardhshëm. Le Parisien zbuloi se javën e kaluar Wenger ishte takuar me përfaqësues të pronarit të PSG, Sheik Hamad-Al-Thani, në Hotel Monceau. Por Wenger ka thënë se ai do t’i mbetet besnik kontratës së tij me Arsenalin, e cila skadon në verën e vitit 2014. “Është një informacion i gabuar, më besoni. Unë gjithmonë e respektoj kontratën time”, ka thënë francezi.