Jenny McCarthy e pëlqen Botoxin

Aktorja amerikane dhe ish-modelja e revistës “Playboy”, Jenny McCarthy, thotë se ajo nuk është kundër Botoxit.
Bukuroshja thotë se asaj i pëlqen që përmes kësaj substance ka mundësinë t’i ndalojë së ecuri vitet e saj.
“Unë jam një përdoruese e hapur e Botoxit. I tregoj gjithkujt”, ka thënë Jenny për revistën Life & Style kur është pyetur se si e ruan bukurinë.
“Unë e aplikoj Botox-in në ballë. Thjesht e lejoj mjekun tim të bëjë disa shpime të vogla. Nëse e keni motrën tuaj artiste profesionale të grimit, kjo ndihmon. Thjesht kujdesem për veten”, ka shtuar Jenny.

Kënga ‘Suus’ edhe në versionin Jazz

Në kuadër të promovimit të këngës përfaqësuese shqiptare në Eurovizion, Rona Nishliu ka realizuar edhe një version të këngës “Suus” në rrymën jazz dhe në gjuhën angleze.
Këngëtarja shqiptare Rona Nishliu, e cila se fundmi ishte në Qipro për të promovuar këngën e saj, ka realizuar edhe një version të ri të këngës “Suus”.
Ajo vjen me version jazz, zhanër të cilin Rona e adhuron shumë, ndërsa vargjet e këngës ajo i këndon në anglisht.
Kënga është përpunuar nga mjeshtri i madh i muzikës Shpëtim Saraçi dhe kompozitori i cili vepron në Amerikë, Aldo Shllaku.
Ky version shërben vetëm për promovimin e këngës shqiptare “Suus” me të cilën Rona do të përfaqëson shtetin shqiptarë në Eurovision Song Contest 2012, me datën 22 maj.

Partneri joshet me anë të ushqimit

Partneri joshet me anë të ushqimit: këtë e vërteton një kërkim i bërë nga Instituti internacional i seksologjisë në Vjenë.
Ky kërkim u bë për të kuptuar se sa i lidhur është raporti midis marrëdhënieve dhe ushqimit. Femrat e kanë kthyer gatimin në një armë joshjeje për të krijuar intimitet apo për të zgjuar dëshirat tek mashkulli i tyre dhe ‘shfrytëzojnë’ ushqimin nëse nuk janë të kënaqura nga jeta e tyre intime. 
Meshkujt, pasi ngopen, i përdorin marrëdhëniet për ta tretur ushqimin dhe për të djegur kalori. Ndërsa, kur gatuajnë e bëjnë vetëm për të ‘përkëdhelur’ partneren, thuhet në këtë kërkim të hulumtuesve austriak. 
Në fund, edhe meshkujt, edhe femrat nuk besojnë më në fuqitë afrodiziake të disa ushqimeve, edhe pse e pranojnë se dredhëzat dhe çokollata mund të kthehen objekte ‘lojërash’ stimuluese në intimitet.

Gjalpi apo margarina?

Kur është fjala për zgjedhje midis margarinës dhe gjalpit, është çështje e preferencave individuale. Mirëpo, tani ka informacione të bollshme, andaj edhe mund të merrni vetë vendimin.
Mënyra më e mirë për kontrollimin e nivelit të kolesterolit është që të hahet me maturi. Sot mund të blihet margarina me pothuajse zero trans-yndyrë. Ekspertët e rekomandojnë këtë lloj margarine më parë se gjalpin. Mirëpo, në qoftë se ju pëlqen gjalpi, nuk do të thotë se duhet hequr dorë në tërësi.
Gjalpi, është i dëmshëm për personat që vuajnë nga zemra apo diabeti, pasi rrit kolesterolin në gjak dhe forcon rezistencën e trupit ndaj insulinës, duke i bërë në të paefektshme kurat kundër diabetit.
Gjalpi dhe sidomos margarina mund të të bëjnë më të dhunshëm. Beatrice Golomb, një profesore e Universitetit të Kalifornisë që udhëhoqi studimin, deklaroi: “Arritëm të gjejmë një lidhje të qartë midis agresivitetit të shtuar dhe konsumit të margarinës. Persona që kanë nivele të larta të yndyrës specifike që kanë këto produkte janë të predispozuar për t’u irrituar lehtësisht dhe për të rënë pre e agresivitetit”.
Mënyra më e mirë për kontrollimin e nivelit të kolesterolit është që të hahet me maturi. Sot mund të blihet margarina me pothuajse zero trans-yndyrë. Ekspertët e rekomandojnë këtë lloj margarine më parë se gjalpin. Mirëpo, në qoftë se ju pëlqen gjalpi, nuk do të thotë se duhet hequr dorë në tërësi. 

Microsoft do të fitoj edhe më shumë në Android

Microsoft arriti marrëveshje me njërin nga prodhuesit më të mëdhenj botërorë të elektronikës për licencimin e teknologjive që kanë të bëjnë me Android dhe Chrome. Me marrëveshjen me Pegatronin tajvanez, Microsoft fitoi qasjen në patentat për katër nga pesë prodhuesit udhëheqës tajvanez.
Ndoshta tingëllon çuditshëm se përse Microsoft po merret me licencimin e patentave me të cilat menaxhon Google, por MS qysh tani posedon mjaftë patenta të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë prekin teknologjitë e ndërlidhura me Android dhe Chrome dhe në to për çdo vit fiton qindra miliona dollarë.
Pegatron është një nga prodhuesit udhëheqës të elektronikës në Tajvan dhe bashkëpunon me shumë kompani elite të TI – Apple, HTC, HP dhe të tjerë. Vitin e kaluar pati profit prej mbi 20 milion dollarë.
Marrëveshja me Microsoftin mbulon e-lexuesit, tabletët dhe smartphonët të cilët Pegatron prodhon dhe të cilët përdorin qoftë Androidin qoftë Chromein. Kështu mbi 70% e të gjitha pajisjeve në Android në SHBA do të jenë të mbuluar me licencën nga Microsoft.
As MS e as Pegatron nuk kanë zbuluar detajet e marrëveshjes, por Microsoft pranoi se do të marr shpërblime nga Pegatron.
Shikuar në kontekstin e tekno luftës së ftohtë në mes Microsoft dhe Google, ky veprim paraqet një lavdërim arrogant të kompanisë së Bill Gatesit – derisa Google nuk ffiton as një euro nga shitja e pajisjeve me Android (por vetëm përdorë platformën për shitjen e reklamave), Microsoft tani do të fitoj më shumë se asnjëherë më parë duke iu falënderuar pronës intelektuale. 

Në Samoa është krim të harrosh ditëlindjen e gruas

Është mirë që kur të udhëtoni në ndonjë vend, paraprakisht të shikoni ligjet e tij, në mënyrë që të mos përfundoni në burg për ndonjë veprim që në vendet tjera konsiderohet legal.
Më poshtë ju sjellim disa ligje interesante:
Angli – Në stacionin hekurudhor në Warrington është e ndaluar puthja gjatë pritjes së trenit.
Australi – Fëmijët e kanë të ndaluar të blejnë, cigare, kondomë dhe alkool, ndërsa nuk e kanë të ndaluar t’i përdorin ato.
Danimarkë – Obligoheni që para se ta ndizni automjetin të shikoni mos ndonjë fëmijë është duke fjetur nën të.
Finlandë – Gjobat në rast të thyerjes së rregullave të komunikacionit llogariten në bazë të të ardhurave të personit që dënohet.
Francë – Derrat nuk guxojnë të kenë emrin Napoleon.
Itali – Në Milano lejohet qeshja në çfarëdo rasti, pos në funerale dhe gjatë vizitave në spital.
Izrael – Ditën e shtunë është e ndaluar kruarja e hundës.
Kanada – Në British Columbia, muzikantët rrugorë e kanë të ndaluar që t’u japin fëmijëve balona në formë kafshësh.
Portugali – Ndalohet urinimi në oqean.
Rusi – Ndalohet larja e dhëmbëve më shumë se dy herë në ditë.
Samoa – Është krim të harrosh ditëlindjen e gruas.
Singapor – Përtypja e çamçakëzëve është e ndaluar që nga viti 1992.
Skoci – I dehuri e ka të ndaluar të tërheqë lopën.
Tajlandë – Tallja me monarkinë të dërgon në burg, qofsh vendas ose i huaj. Po ashtu, në këtë vend ndalohet dalja nga shtëpia pa veshje të brendshme.
Zelandë e Re – Nëse dikush zbulon uranium, obligohet që në mënyrë të shkruar ta njoftojë qeverinë në afat prej tre muajsh. 

Zemrën ia rrëmbyen dy femra – prandaj i mori në të njëjtën ditë

Një irakian ishte dashuruar në dy vajza nga fshati i tij dhe meqë e kishte të vështirë se cilën ta zgjidhte, vendosi të martohet me të dyja në të njëjtën ditë.
Abdel Rahman Najef al-Obaidi, 22 vjeç, fillimisht ishte dashuruar në 17-vjeçaren Intidhar, ndërsa pas disa muajsh i ka rënë në sy 21-vjeçarja Suada.
“Rreth një muaj isha në dyshim. Bisedova me prindërit, propozova që të martohesha me të dyja njëkohësisht dhe ata ma dhanë bekimin”, citon AFP fjalët e të porsamartuarit.
Ndërkaq, punën më të vështirë e kishte pasur teksa i ka bindur dy të zgjedhurat e tij që ta pranojnë jetën në “treshe”.
“Një ditë më pyeti: ‘Si thua të martohemi njëkohësisht unë, ti dhe Suada?’, ndërsa unë iu përgjigja se pajtohem, por me kusht që të na respektojë njësoj”, ka treguar Intidhar.
“Në fillim u befasova me propozimin e tij, por në fund arriti të më bindë”, ka thënë Suada.
Ligji mysliman i lejon meshkujt të marrin katër gra.

“Fëmija breshkë” kthehet në jetën normale

“Fëmija breshkë”, emër të cilin e mori për shkak të dregëzës gjigante që i kishte përfshirë të gjithë kurrizin, tashmë është shëruar plotësisht pas një ndërhyrjeje të suksesshme kirurgjikale.
Sëmundja “Congenital melanocytic nevus” e shfaqur te gjashtëvjeçari nga Kolumbia, Didier Montalvo, e pengonte atë në kalimin e një fëmijërie normale.
Ndërsa familja e cila ishte në dijeni të mundësisë së kthimit të dregëzës gjigante në kancer nuk kishte arritur të gjente paratë për ndërhyrjen kirurgjikale. Komshinjtë dhe banorët përreth ndërprenë të gjitha hyrje-daljet me familjen Montalvo, duke e interpretuar sëmundjen e djalit si “prekje e djallit”.
Pasi dëgjoi historinë e familjes së pafat, kirurgu anglez, Neil Bulstrode, mori përsipër ndërhyrjen dhe kurimin e sëmundjes. Me ndihmën e kësaj ndërhyrjeje, Didier Montalvo tashmë do të bëjë një jetë normale. 

Bielsa në planet e Barcelonës

Pep Guaridola sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Barcelona me të perfunduar sezoni, ndërsa tashmë klubi katalanas e ka menduar zëvëndësuesin e strategut që ka lënë gjurmë të mëdha në historinë e klubit.
Ai është Marcelo Bielsa. Tekniku i Athletic Bilbaos ka treguar me klubin bask se është në gjendje të gjunjëzojë edhe ekipe gjigante si Manchester United, teksa ka aplikuar filozofi tepër sulmuese, me orientim kah inkuadrimi i lojtarëve të rinj.
Në rast të pensionimit të Guardiolës, mediat spanjolle besojnë se Bielsa do të jetë strategu i ardhshëm i Barcelonës, i cili do ta udhëheqë klubin katalanas drejt një cikli të ri, me motivim të ri.
Pep Guardiola gjatë tri viteve të qëndrimit të tij në krye të Barcelonës ka arritur të fitojë çdo titull të mundshëm, kurse vlen të përmendet se Barcelona e tij për shkak të filozofisë së tij të një futbolli që argëtoi gjithë botën, konsiderohet si një prej ekipeve më të mira në histori të futbollit. 

Vetëm nga 17 mijë bileta për finalistët

Klubit londinez, Chelsea, i janë dhënë jo më shumë se 17,500 bileta për finalen e Ligës së Kampionëve që zhvillohet më 19 maj në Allianz Arena. Ky është vetëm 25% i të gjitha biletave në dispozicion.
Kundërshtari i Chelseat, Bayerni i Munichut, ka po ashtu numër të njëjtë të biletave në dispozicion, përkundër mbi një milion kërkesave sipas mediave gjermane.
Biletat do të kenë një çmim prej 70 deri në 370 euro, bëhet fjalë për biletat që do të jenë në dizpozicion të tifozëve të Chelseat.
Chelsea do të jetë në finale përballë Bayernit të Munichut, skuadra këto që eliminuan Real Madridin dhe Barcelonën në gjysmëfinale.

Allegri: Vendimtar goli i anuluar i Muntarit

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, është shprehur se goli i anuluar i Muntarit pa të drejtë në duelin derbi ndaj Juventusit të zhvilluar në San Siro është vendimtar në luftën për titull në Serie A.
“Unë besoj se gjyqtarët kanë qenë shumë të mirë këtë sezon. Është vetëm një incident që ka prekur luftën për titull dhe ai është goli i anuluar i Muntarit”.
“Nëse Juventusi e fiton titullin për tri pikë, ashtu sikurse është tani, atëherë ky incident i vetëm është treguar vendimtar”, ka potencuar Allegri para sfidës ndaj Sienës në udhëtim.

Anzhi ofertë për Dani Alves

Klubi rus, Anzhi Makhachkala besohet se është duke e menduar një ofertë të jashtëzakonshme për mbrojtësin e Barcelonës, Daniel Alves.
Braziliani ishte një prej komponenteve kyçe të ekipit fitues të Pep Guardiolës që nga viti 2008, teksa vetëm vitin e kaluar nënshkroi kontratën që do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2015.
Sidoqoftë, skuadra që njihet për shpenzimet astronomike, Anzhi, besohet se tashmë mendon të bëjë një ofertë të jashtëzakonshme prej dhjetra milionë eurosh për asin brazilian, vetëm e vetëm që ai të kalojë në kampionatin rus.

Sneijder: Jam rikthyer

Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, është shprehur tejet i kënaqur me rikthimin e tij të fuqishëm në aksion ndaj Udineses, ku holandezi shënoi dy gola në fitoren prej 3-1.
“Është ndjenjë e mrekullueshme të jesh i rëndësishëm për Interin përsëri”.
“Unë kam vendosur të rikthehem fuqishëm vetëm pasi jam rikuperuar plotësisht. Është vërtet fantastike që jam kthyer, kam tentuar të vij më shpejt, por nuk funksionoi. Tani jam në formën time më të mirë”, ka deklaruar Sneijder.

Chelsea fiton 90 mil. nga finalja

Chelsea është duke notuar në të holla pas kualifikimit në finale të Ligës së Kampionëve, me ç’rast Blutë regjistruan rekord të fitimeve nga të drejtat televizive.
Daily Mail shkruan se Chelsea ia ka garantuar vetes përfitimet më të mëdha televizive në histori të klubit pas eliminimit të Barcelonës në gjysmëfinale.
Klubi nga Stamford Bridge do të fitojë së paku edhe 45 milionë funte me 2.8 milionë funte tjera shtesë që mund të vijnë në rast të fitimit të trofeut.
Filnalja e madhe e Ligës së Kampionëve zhvillohet në Allianz Arena më 19 maj.

Marchisio: Po vjelim frytet e punës

Mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio, ndjen se puna e madhe e Bianconerëve gjatë sezonit po fillon që të shpaguhet, pasi ata kanë pasur avantazhin para rivalit për titull më shumë se një herë këtë sezon.
“Forma jonë fizike është falë punës që po bëjnë në bazë ditore. Ndoshta jo të gjithë prej nesh e kemi pranuar këtë në fillim, sepse janë përdorur metoda tjera. Sidoqoftë, ne kemi marrë parasysh se sa po shpaguhet kjo dhe tani po i vjelim frytet”.
“Ndeshja ndaj Cesenas tregoi se kurrë nuk bën të nënvlerësoni asnjë ekip. Ndeshja ndaj Romës është dukur e vështirë, por ne mbaruam takimin në pjesën e parë. Ndeshja e të mërkurës është dashur të jetë më e lehtë, të paktën kështu ishte në letër”, ka theksuar Marchisio.

Marcelo: Eliminohemi kryelart

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo, ka shprehur zhgënjimin e ekipit madrilen pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, duke shtuar se liderët e kampionatit spanjoll eliminohen duke qenë kryelart.
“Ne kemi shfaqur paraqitje të jashtëzakonshme në minutat hapëse, por ne nuk kemi arritur ta vendosim në fund. Është pikëlluese, por ne jemi kryelart për shkak se kemi sezon të mrekullueshëm. Ne kemi luftuar, vrapuar dhe bëmë gjithçka për të fituar”.
“Ne kemi pasur rast shumë të mirë për të shijuar finalen. Ne jemi një ekip dhe kur njëri dështon, të gjithë dështojnë. Ne kemi shfaqur performancë të mrekullueshme, ishim luftëtarë, kemi bërë gjithçka për të fituar. Ne kemi punuar shumë dhe për shumë pak kemi pasur nevojë. Ne nuk kemi arritur në finale, por përkundër kësaj jemi ekip i mrekullueshëm. Penaltitë janë sikur lotari dhe ju i humbisni kur nuk keni fat”, ka thënë Marcelo.

Ribery: Merituam finalen

Mesfushori i Bayernit të Munichut, Franck Ribery, është shprehur tejet i kënaqur me kualifikimin e bavarezëve në finalen e Ligës së Kampionëve dhe ndjen se ata merituan vendin e finalistit në Allianz Arena.
“Jam shumë i kënaqur. Kjo është arritje e madhe për klubin dhe lojtarët. Ne nuk kemi treguar frikë dhe merituam finalen”.
“Kjo do të jetë finalja ime e parë e Ligës së Kampionëve, pasi dy vite më parë isha i suspenduar për finalen ndaj Interit. Jam absolutisht i ngazëllyer me këtë”, është shprehur francezi.

NATO nuk do të lejojë dhunë ndëretnike

NATO-ja ka tërhequr vërejtjen se nuk do të lejoj që tensionet ndëretnike në Kosovë të përshkallëzojnë në dhunë për shkak të zgjedhjeve në Serbinë fqinje më 6 maj.
Gjenerali danez, Knud Bartels, kryesues i Komitetit Ushtarak të NATO-s, tha të enjtennë Bruksel se batalioni për reagim të shpejtë gjermano-austriak, që aktualisht po vendoset në Kosovë, do të siguroj një ambient të qetë dhe të sigurt.
Të enjten ateroi në Kosovë edhe një zbarkim i 70 trupave gjermane të Batalionit të dytë të Forcës Operacionale Rezervë. Kjo është pjesa e dytë e zbarkimit të 550 ushtarëve gjermanë dhe 150 ushtarëve austriakë, i cili do të kompletohet deri të hënën e ardhshme.
Përforcimet me trupa nga Gjermania dhe Austria, do ta shtojnë në afro 7 mijë pjesëtarë, misionin paqeruajtës KFOR në Kosovë, të udhëhequr nga NATO-ja.
Institucionet e Kosovës kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve lokale të Serbisë në Kosovë dhe as organizimin e zgjedhjeve parlamentare apo presidenciale nga ana e Serbisë për shtetasit me dyshtetësi.

Tadic: Kosova është e jona, por jo zemra e Serbisë

Kandidati për president i Republikës së Serbisë, Boris Tadic, gjatë fushatës së tij në Sabac, ka deklaruar se nuk mendon që Kosova është zemra e Serbisë, por qytetarët e saj.

“Secili qytetar është zemra e Serbisë, sepse siguron të ardhmen e vendit. Nuk lejoj të na shkelin në Kosovë, të cenohet integriteti ynë në Kosovë, por nuk dëshiroj luftë. Duam që me rrugë paqësore të luftojmë për Kosovën” ka thënë Tadic, raporton B92.
Ai ka thënë se nuk e përkrahë idenë e ndarjes së Kosovës, nuk do ta njeh pavarësinë e Kosovës, por sipas tij duhet të gjendet një zgjidhje, e cila nuk do të jetë e lehtë.
“Duke mbrojtur Kosovën ne mbrojmë integritetin e vendit tonë. Andaj nuk do të ndalemi të mbrojmë interesat tona nacionale, ndryshe do të vinim në pikëpyetje integritetin, dhe gjithçka tjetër, siç janë investimet dhe e ardhmja”, ka thënë ndër të tjera Tadic.
Babait të kombit serb, Dobrica Cosic, vazhdimisht e ka promovuar gënjeshtrën si instrumentin më të mirë institucional për interesa kombëtare të Serbisë. Po ashtu, shumica e politikanëve serbë vazhdojnë ta quajnë Kosovën “zemra e Serbisë” për të treguar gjoja lidhshmërinë që ka Serbia me Kosovë, të cilën në fakt e kishte okupuar në fillim të shekullit të kaluar. 

Qeveria e gatshme të takohet me ilegalët e veriut

Qeveria e Kosovës duket të ketë ndërruar mendje sa i përket komunikimit me përfaqësuesit ilegalë të veriut.
Për të tejkaluar këtë gjendje, njofton KTV, këshilltarja e kryeministrit Hashim Thaçi, Dhurata Hoxha, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të ketë takime edhe me kryetarët ilegalë, nëse ata zgjidhen nga qytetarët e asaj pjese.
Në veri të Kosovës funksionojnë disa komuna me këshilltarë e kryetarë të dalë nga votimet e bëra sipas ligjeve dhe kushtetutës së Serbisë. 

ICO për veriun: Beogradi të ndryshojë qasjen, Prishtina të afrohet

Zyra Civile Ndërkombëtare (ICO) në Kosovë, ka shpallur publikimin e raportit “Mysafirë në shtëpinë tonë: Propozimi Gjithëpërfshirës për Statusin dhe komuniteti serb në veri të Kosovës”.
 Raporti është rezultat i një aktiviteti të konsultimit me qytetarët i zhvilluar nga zyra e ICO-s në Mitrovicë, me ç’rast është diskutuar me mbi 100 serbë. “Për të parën herë, ky është zëri i një mostre solide dhe përfaqësuesve të serbëve, që jetojnë në veri të Kosovës” thuhet në raport.
Në raport citohen po ashtu edhe fjalët e një serbi që ka theksuar se e di që në Propozimin Gjithëpërfshirës për Statusin parashihet universiteti, donacionet nga Beogradi, por dëshiron të dijë se cili është plani i qeverisë së Kosovës. “Sa shkolla, sa spitale etj, do të hapin në veri?”
Në raport konkludohet se serbët e veriut nuk kanë mekanizma të pranueshëm apo të dëshiruar, që do të mundësonin adresimin e shqetësimeve të tyre. Thuhet se gjendja në terren nuk do të përmirësohet nëse nuk do të ndryshoj mendimi dhe qëndrimi në Beograd.
Po ashtu, në këtë raport theksohet se edhe qeveria e Kosovës duhet të bëjë maksimumin për t’ia shtrirë dorën komunitetit serb në veri, me qëllim të integrimit më të shpejtë të tyre në shoqërinë kosovare.

Konfirmohet përkrahja e Turqisë

Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën edhe në të ardhmen në procesin e njohjeve, por edhe në fushat tjera. Kështu premtuan kryetari i Kuvendit të Madh të Turqisë, Cemil Çiçek dhe presidenti i Republikës së Turqisë, Abdullah Gül, në takime të ndara me delegacionin e Kuvendit të Kosovës, i cili i udhëhequr nga kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, po qëndron për vizitë të Turqi.
Në takim me presidentin e Republikës së Turqisë,Abdullah Gül, kryeparlamentari Krasniqi e njoftoi atë me zhvillimet e fundit në Kosovë, me përparimet që ka bërë Kosova dhe me sfidat me të cilat ajo po përballet, duke kërkuar vazhdimin e mbështetjes së Turqisë si në procesin e njohjeve ndërkombëtare, ashtu edhe në proceset tjera.
Ndërsa, presidenti Gül theksoi se Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën edhe në të ardhmen në procesin e njohjeve, por edhe në fushat tjera.
Kë takim me kryetarin e Kuvendit të Madh të Turqisë, kryeparlamentari i shprehu mirënjohje Turqisë për mbështetjen që po i jep Kosovës . Ai përmendi edhe marrëveshjet që Kosova dhe Turqia kanë arritur, duke theksuar se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve duhet të thellohen dhe zgjerohen edhe më tej, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra për Informim e Kuvendit të Kosovës.
Duke folur për raportet me fqinjët dhe integrimet rajonale, Krasniqi ka pohuar se Kosova ka raporte të shkëlqyeshme me fqinjët, pos me Serbinë, e cila nuk e ka njohur Kosovën dhe vazhdon t'i bëjë pengesa zhvillimit dhe afirmimit ndërkombëtar të vendit. Në këtë aspekt ai kërkoi nga autoritetet turke që në takimet me zyrtarët serbë të ushtrojnë ndikimin e tyre për ndërrimin e qasjes së Serbisë ndaj Kosovës.
Kryetari i Kuvendit të Madh të Turqisë, Cemil Çiçek, vlerësoi se marrëdhëniet midis Kosovës dhe Turqisë janë shumë të mira , ndërsa këtë vizitë e cilësoi si mundësi shumë të mirë për thellimin e marrëdhënieve midis dy vendeve në përgjithësi e në veçanti thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve. Ai theksoi se Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në të gjitha aspektet, si në vazhdimin e konsolidimit te institucioneve, ashtu edhe në zhvillimin ekonomik të saj.
Dy kryeparlamentarët janë pajtuar për nevojën e thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet parlamenteve të dy vendeve mike. Krasniqi me këtë rast i ka bërë ftesë homologes turk, z. Çiçek, për vizitë zyrtare në Kosovë.

Transformim radikal i qeverisjes lokale

Qeverisja lokale në Kosovë, përgjatë katër viteve të fundit, është ballafaquar me një transformim radikal, i cili ka ndodhur në tri nivele, në nivelin e zbritjes së përgjegjësive nga qendra tek niveli komunal përmes procesit të decentralizimit dhe ligjeve që janë në fuqi dhe kushtetutës, pastaj përmes riorganizimit territorial, respektivisht themelimin e pesë komunave të reja dhe zgjerimin e komunës së Artanës. Ky vlerësim doli të enjten gjatë prezantimi të një raporti nga Instituti i Kosovës për Qeverisje Lokale (IKQL) me temën “Blerësit misteriozë”.
Drejtori i IKQL, Besnik Tahiri, gjatë prezantimit të raportit tha se qeverisja lokale në tri vjetet e fundit ka pasur një transformim radikal, i cili ka ndodhur në tri nivele. Ai pohon se raporti ka nxjerrë në pah se ka shpërputhje në mes të asaj që është në letër dhe realizimit të tyre në praktikë nëpër komunat e Kosovës, transmeton Kosovapress.
Sipas Tahirit kur flitet për qeverisjen lokale në Kosovë, zakonisht mendja shkon tek themelimi i komunave të reja, a në fakt shumë pak hulumtohen, debatohen dhe testohen shërbimet që i ofrojnë komunat për qytetarët e saj.
Sipas tij, nga hulumtimi i bërë, kanë vërejtur se ekziston një hendek i madh në mes të asaj që është në letër dhe zbatimit të praktikë. Kjo, sipas Tahirit, ka ndodhur, jo për shkak së komunat nuk kanë dashur t’i zbatojnë ato, por për shkak se komunat gjatë kohës së reformave nuk kanë pasur mbështetje financiare e shumë shërbime të tjera.
Raporti i IKQL-së ka nxjerrë në shesh shumë defekte sa i përket shërbimeve komunale. Sipas tij, uebfaqet komunal duhet të jenë të punuar në atë mënyrë që ato të jenë më lehtë të shfrytëzueshme për qytetarët; problemet e qasjes në gjuhë të ndryshme dhe mungesës së shërbimeve shtesë për pajisje online me dokumente për qytetarë. 

Togu i FSK-së u kthye nga Turqia

Është kthyer nga Turqia, togu i FSK-së i cili mori pjesë në një trajnim në Brigadën e 28-të Korpusit të Tretë të Forcave të Armatosura të Ushtrisë së Turqisë dhe në Qendrën e Partneritetit për Paqe në Ankara, për operacione mbështetëse të paqes.
Trajnimi i pjesëtarëve të FSK-së në Turqi, nga 22 marsi deri më 26 prill, u mundësua nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Turqisë, në bazë të Marrëveshjes bilaterale për bashkëpunimin ndërmjet FSK-së dhe Ushtrisë Turke, thuhet në një kumtesë të FSK-së.
Në vizitë zyrtare në Ankara qëndroi edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, së bashku me komandantin e Brigadës për Reagim të Shpejtë të FSK-së, gjeneral brigade Nazmi Brahimaj, të cilët u pritën nga personalitet të larta ushtarake të Turqisë.
Komandanti i FSK-së, gjeneral Kastrati, falënderoi Forcat e Armatosura të Turqisë, për mbështetjen e vazhdueshme që po i japin Forcës së Sigurisë së Kosovës, posaçërisht trajnimin e Togut të FSK-së, për operacione paqeruajtëse jashtë vendit, si dhe njëherësh përcolli nga afër trajnimet finale të Togut të FSK-së.
Ky është trajnimi i parë për mbështetje të operacioneve paqësore në botë i një Togu të FSK-së.
Trajnimin e kanë përfunduar me sukses të gjithë pjesëtarët e FSK-së, të cilët janë shpërblyer me medalje dhe certifikata nga Akademia Ushtarake e Forcave të Armatosura të Turqisë. 

Rosell shpreson në rinovim të Guardiolës

Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, shpreson që trajneri Pep Guardiola ta rinovojë kontratën e tij me klubin nga Camp Nou.
Rosell ishte pyetur për situatën e Guardiolës pasi Blaugranët ishin eliminuar nga Liga e Kampionëve.
“Unë shpresoj që trajneri jonë për sezonin e ardhshëm të jetë Pep Guardiola. Mendoj se gjatë këtyre javëve do të kemi kohë për të reflektuar. Ne duhet të kemi besim tek ai, është fundamentale për stilin tonë të lojës që të zhvillojmë lojë të bukur. Shpresoj që ne, grupi, të mbetet i bashkuar”, ka potencuar Rosell. 

United dhe Reali pas Lucas

Manchester United është vënë në ndjekje të yllit të Sao Paulos, Lucas, por problem për Djajtë e Kuq mbetet konkurrenca e fortë.
Manchester United e sheh mesfushorin ofensiv si perspektivë ekipore, pasi Scholes nuk është në vitet e tij rinore.
Sidoqoftë, kampioni i Anglisë duhet të mendojë një ofertë më të lartë se sa 12 milionë funte, pasi në garë fuqishëm është edhe Real Madridi dhe nuk duhet të përjashtohet as Interi.

Butragueno: Sezon i mirë për Realin

Drejtori i Real Madridit, Emilio Butragueno, ka refuzuar që të hedhë poshtë të bëmat e lojtarëve të tij gjatë sezonit pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, duke thënë se përkundër kësaj, madrilenët mund të jenë të kënaqur me sezonin e tyre.
“Ekipi po kalon sezon të jashtëzakonshëm. Statistikat tona në La liga janë të pa besueshme dhe ne kemi shkuar shumë larg në këtë kompeticion. Ne nuk mund të kërkojmë më shumë nga lojtarët tanë”.
“Ekipi tentoi, bëri gjithçka për të arritur në finale dhe ne jemi krenarë me lojtarët tanë. Ne jemi përballur me një ekip me karakter shumë të madh, të jashtëzakonshëm. Lodhja ishte evidente për të dyja palët. Penaltitë ishin të pa parashikueshme dhe shpeshherë janë fituar nga ekipi më i inspiruar”, ka thënë Butragueno. 

Ancelotti: Nuk ka mbaruar epoka e Barçës

Trajneri i PSG-së, Carlo Ancelotti, ka këmbëngulur se Barcelona do të kthehet më e fuqishme se kurrë sezonin e ardhshëm, që duhet t’i japë fund zhgënjimit të pësuar nga Blaugranët këtë edicion.
“Derisa Messi, Xavi, Iniesta dhe pjesa tjetër e ekipit të mos ndahen, nuk është mirë të themi se epoka e tyre ka mbaruar. Barcelona nuk është harxhuar. Përkundrazi, ata do të kthehen më të fortë se kurrë”.
“Ata thonë se Messi është jashtë formës vetëm për një penalti të dështuar, por është naive të kritikojmë Messin, i cili është lojtari më i mirë në botë. Guardiola është fantastik, ai ka fituar gjithçka dhe argëtoi botën me filozofinë e tij. Pse duhet që ai të ndërrojë ekip? Është e lehtë të bëjmë pohime nga prapaskena. Ndoshta ata janë lodhur. Ju duhet të merrni parasysh fuqizimin e rivalëve. Real Madridi ishte më konsistent dhe më konkret në La Liga dhe ata merituan fitoren në Camp Nou”, ka deklaruar ‘Carlito’. 

Redknapp menaxher i Anglisë?

Bosi i Tottenhamit, Harry Redknapp, do të pranojë postin e menaxherit të Anglisë, pasi javën e ardhshme atë te Tottenhami do ta zëvëndësojë Brendan Rodgers.
Menaxheri i Swanseas është lakuar jozyrtarisht si njeriu që mund të zëvëndësojë Redknapp te klubi nga White Hart Lane dhe si duket këto pohime janë të sakta, pasi Rodgers do të emërohet shumë shpejt menaxher i Tottenhamit.
Siç ka mësuar Goal, oferta e FA për Redknapp do të arrijë jo më larg se javën e ardhshme, e cila dhe do të pranohet para fillimi të Kampionatit Europian, Euro 2012. 

Capello dëshiron Ligën Premier

Ish-përzgjedhësi i Anglisë, Fabio Capello, dëshiron të rikthehet në ishull për të drejtuar ndonjë skuadër të Ligës Premier.
Me postet e zbrazëta te Chelsea dhe Tottenhami në fund të sezonit, italiani ka thënë për Daily Mail se ai ishte dashuruar në Londrën.
“Dua të jem trajner edhe për dy vite të tjera. Më pëlqen Londra. Preferoj të jem trajner në Ligën Premier. Do të rikthehesha në Itali vetëm për diçka shumë të shijshme”, ka thënë Capello.