Mac për nga siguria 10 vite prapa Windowsit

Me paraqitjen e Flashback kohë më parë, i cili isthe trojani i parë “i suksesshëm” për Mac OS X në sipërfaqe doli çështja e sigurisë së këtij sistemi tani kur ai u bë më i popullarizuar dhe më i përhapur. Natyrisht, me zgjerimin e bazës së shfrytëzuesve po rritet edhe interesimi i autorëve të kodit keqdashës për shfrytëzimin e saj.
Çfarë mendon për këtë Eugene Kaspersky, drejtori i Kaspersky Lab morri vesh Computer Business Review i cili me të pati intervistë në panairin Info Security 2012 i cili po mbahet gjatë kësaj jave në Londër. Sipas tij, Mac i Apple është së paku 10 vite, e ndoshta edhe 12 vite pas Microsoftit për sa i përket çështjes së sigurisë së sistemit.
- “Shumë shpejtë do të kuptohet se kanë të njëjtat probleme sikurse dhe Microsoft para 10 ose 12 viteve. Do të jenë të detyruar ta ndryshojnë ciklin e azhurnimeve të softuerit dhe të investojnë më shumë në pasqyrën e sigurisë. Kjo është saktësisht ajo që asokohe kishte bërë Microsoft pas infektimit me Blaster dhe paraqitjes së krimbave shumë më të komplikuar të cilët në afat të shkurtë zhvillimor infektuan miliona kompjuter. (...) Koha është që edhe Apple ta bëj të njëjtën gjë.
Në të njëjtin stil ai vazhdoi: “Cyberkriminelët tani kuptuan se Mac është një fushë intersante. Kanë gjithnjë e më shumë softuer malicioz për të, e më nuk bëhet fjalë vetëm për Flashback ose Fashfake. Mirë se vini në botën e Microsoftit. Është përlot me malware.”

Vajza me fytyrë të përsosur

Një studente 18-vjeçare, e cila punon pjesërisht si shitëse, është shpallur si njeriu me fytyrën më të bukur në Britani të Madhe.
Shkencëtarët kanë rënë dakord se Florence Colgate ka fytyrën më të përsosur “matematikisht”.
Fytyra e vajzës është përsosmërisht simetrike dhe ajo ka raport optimal në mes të gojës, syve, fytyrës dhe ballit.
Për të marrë epitetin e fytyrës më të bukur, Florence ka fituar një garë bukurie të sponsorizuar nga Lorraine Cosmetics. 

Merimanga han gjarprin (Video)

Një australian ka publikuar një video në internet ku shihet një merimangë e madhe duke ngrënë një gjarpër.
Xhirimi, kuptohet, është bërë në Australi, në vendin e njohur për numrin e madh të insekteve dhe reptilëve helmues.
“Skena ishte vërtet e pabesueshme. Kohë pas kohe, gjarpri e sulmonte merimangën, ndërsa ajo atëherë kthehej në rrjet”.
“Unë do të kisha vënë bast në gjarprin, duke pasur parasysh madhësinë e tij, mirëpo në fund merimanga doli fituese”, ka thënë personi që ka bërë xhirimin. 

Kampionati botëror i mjekrave dhe mustaqeve

Në Bad Schussenried të Gjermanisë është mbajtur kampionati botëror i mjekrave dhe mustaqeve.
Në garë ishin të pranishëm 163 pjesëmarrës nga SHBA, Franca, Austria, Zvicra, Holanda dhe Gjermania.
Pjesëmarrësit kanë garuar në gjithsej 18 kategori, ndërsa disa prej tyre ishin “mustaqet mbretërore”, “mustaqet freestyle”, “mjekra e musketarëve”, “mjekra natyrore me mustaqet e stilizuara” etj.
Më të vlerësuar ishin Jens Mueller (“mjekra trendi”) dhe Lutz Giese (“mjekra kineze”), të cilët morën nga 49.5 pikë (50 pikë është maksimumi).
Kjo garë mbahet që nga viti 1987, ndërsa prej rregullave – mes tjerash – nuk lejohen ngjyrat jonatyrore të mjekrës, si edhe janë të ndaluara maskat dhe makijazhi.

Lopa në McDonald’s (Video)

Një lopë me emrin Darcy nga qyteti Brush i Colorados kërkon shumë vëmendje dhe derisa këtë nuk e kishte marrë nga pronarët, vendosi që të shkonte te restoranti i afërt McDonald's.
Pronarja Sandy Winn ka thënë se atë e kishte thirrur policia për ta pyetur nëse ishte lopa e saj.
Punëtorët e restorantit nuk kishin mundur të besojnë kur e kanë parë lopën pranë dritares ku bëhet porositja e ushqimit.
“Lopa ime nuk ka porositur asgjë, ajo ndoshta ka shkuar që të vizitojë disa të afërm”, ka bërë shaka Sandy.
Disa të tjerë janë tallur duke thënë se Darcy kishte shkuar në restorant për të protestuar kundër prodhuesve të ushqimit të shpejtë, të cilët përdorin mishin e lopëve. 

Kuçi: Pa kompromis kundër kriminalitetit

Kosova nuk është në nivelin e kënaqshëm të luftës kundër kriminalitetit ekonomik në përgjithësi. Por, kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë që ai nuk është duke u luftuar me shumë forcë nga të gjitha degët e pushtetit tonë. Kështu ka thënë zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, në konferencën “Projekti kundër krimit ekonomik në Kosovë”, e cila u organizua nga Këshilli i Evropës.
Zëvendëskryeministri Kuçi ka falënderuar Këshillin e Evropës dhe institucionet ndihmëse të BE-së në Kosovë, të cilat kanë ndihmuar institucionet e Kosovës në luftën kundër kriminalitetit, “veçanërisht për këtë luftë që po e fillojmë sot përmes këtij projekti kundër kriminalitetit ekonomik”, transmeton Koha.net.
“Dua të veçoj këtu që Kodi i ri Penal, i cili sapo është miratuar nga Kuvendi, si qëllim parësor ka pasur ashpërsimin e luftës kundër krimit të organizuar e korrupsionit”, tha ministri Kuçi, duke paralajmëruar se edhe Kodi i ri i Procedurës Penale së shpejti do të dërgohet në Qeveri për miratim.
“Përmes këtij Kodi ne jemi përpjekur që t’i fuqizojmë prokurorët dhe gjyqtarët tanë me procedura dhe mjete të ndryshme ligjore në mënyrë që kriminaliteti të luftohet me më shume efikasitet dhe efektivitet por njëkohësisht të kujdesemi për garantimin e të drejtave të njeriut gjatë procedurës”, u shpreh ai.
Një tjetër ndryshim, sipas Kuçit, me shumë rëndësi në luftë kundër kriminalitetit, është krijimi i dhomave të veçanta brenda gjykatave themelore dhe asaj të Apelit në Prishtinë, e cila do të jetë kompetente vetëm për veprat penale nën kompetencën e Prokurorisë Speciale.
“Veprat penale të kriminalitetit ekonomik, përshirë këtu korrupsionin, krimin e organizuar, financimin e terrorizmit dhe format e tjera të tij dhe shpëlarja e parave do të gjykohen nga dhoma të specializuara pikërisht për to”, tha ai. 

Serbia përshëndet shtimin e trupave të KFOR-it

Ministri serb i Mbrojtjes Dragan Sutanovac ka përshëndetur shtimin e trupave të KFOR-it në Kosovë, duke thënë se “Minsitria e Mbrojtjes edhe më herët, duke parë rrezikun e sigurisë, ka vlerësuar se forcat e KFOR-it në Kosovë nuk duhet zvogëluar.
“Më e rëndësishmja është që të parandalohet dhuna eventuale dhe të sigurohet paqja për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë Sutanovac.
I pyetur nëse duhet të mbahen zgjedhjet serbe në Kosovë, Sutanovac ka thënë se personalisht mendon që duhet të mbahen zgjedhjet parlamentare, presidenciale dhe ato lokale.
Mirapo, ai ka theksuar se për këtë duhet të kihet parsyshë për sigurinë e serbëve në Kosovë, të cilët nuk jetojnë vetëm në veri, por edhe në jug të lumit Ibër. 

Edhe Kosova edhe Evropa - iluzion i Serbisë

Premtimet se Evropa dhe Kosova do të mbeten shtyllat e politikës së jashtme serbe janë joreale dhe paraqesin riciklimin e ideve të vjetra, të destinuara publikut zgjedhor, vlerësojnë analistët e politikës së jashtme në Serbi.
Duke reaguar ndaj deklaratës së ministrit të jashtëm serb Vuk Jeremic se dy prioritet kryesore diplomatike të Beogradit do të jenë Bashkimi Evropian dhe Kosova, analistët politikë Vatroslav Vekaric dhe Bojan Brkic kanë shprehur dyshim nëse kombinimi i këtyre dy objektivave do të mund të ndodhë në realitet pas zgjedhjeve.
"Mbase ekziston bindja se kjo ishte një linjë e mirë. Këto deklarata dhe paraqitje të politikanëve, pavarësisht nga cila anë vijnë, pretendojnë ta thonë atë që do të pranojë shumica e qytetarëve," tha Vekaric, duke vlerësuar kjo është konceptim joreal që pas zgjedhjeve do të shkojë në drejtim "racional".
Pozicioni i Brukselit dhe qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare me rastin e organizimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë po dëshmojnë se Serbia nuk ka ndërmarrë mjaft hapa diplomatikë për të stabilizuar situatën në Kosovë, tha Bojan Brkic, nga Forumi për Marrëdhënie Ndërkombëtare.
"Beogradi ka arritur marrëveshje të rëndësishme me Prishtinën dhe BE-ja, si një ndërmjetësues, pret përpjekje shtesë nga Beogradi për zbatimin e këtyre marrëveshjeve", tha Brkic, citojnë mediat serbe.
Ai vuri në dukje se është indikativ fakti se Gjermania dhe Austria dërgojnë trupa shtesë të KFOR-it në Kosovë në mbështetje të ruajtjes së stabilitetit me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale serbe, që krijon përshtypjen se Serbia në njëfarë mënyre shihet si kërcënim për stabilitetin në Kosovë.
"Nëse Serbia mendon se me veprimet e saj diplomatike, çfarë është duke aplikuar, çojnë në përmirësimin e situatës në Kosovë dhe integrimin e saj evropian, atëherë unë mendoj se dikush është thellë në lajthitje", tha Brkic.
Shikuar nga aspekti strategjik,Serbia nuk mund të llogaris se edhe Evropa edhe Kosova mund të jenë prioritetet e politikës së jashtme të saj, vlerësoi Brkic.
"Sigurisht se në një moment edhe kursi i mbrojtjes së Serbisë do të jetë gjithnjë e më shumë i varur nga marrëdhëniet me NATO-n, ndoshta edhe do të diskutohet për anëtarësimin e Serbisë në aleancë, kështu që insistimi në një kundërshtim qoftë Bashkimit Evropian qoftë NATO-s lidhur me Kosovës, në një perspektivë afatgjatë duket shumë i pamundur", tha Brkic.

Zgjedhjet presidenciale më 2013, jo edhe të përgjithshmet

Kryeministri Hashim Thaçi ka normuar përcaktimin e tij për kohën kur duhet mbajtur zgjedhjet presidenciale. Ka vendosur të organizohen në vitin 2013.
Kohën e organizimit të zgjedhjeve Qeveria e ka publikuar në Kornizën afatmesme të shpenzimeve 2013-2015, që e ka miratuar të mërkurën. Gazeta ka siguruar një kopje të saj, dhe viti zgjedhor ndodhet i identifikuar në kapitullin ku flitet për shpenzimet. Aty jepet arsyetimi se përse në vitin e ardhshëm do të ketë rritje të ndjeshme të shpenzimeve në mallra dhe shërbime.
Një vit më parë, pas ngërçit politik rreth zgjedhjes së presidentit, dy subjektet më të mëdha, PDK-ja dhe LDK-ja, por edhe AKR-ja si parti përbërëse e koalicionit qeverisës, vendosën t’i hyjnë procesit të reformës zgjedhore. Marrëveshja përfshinte themelimin e dy komisioneve.
I pari ka pasur për detyrë të përgatisë amendamente kushtetuese për ta ndërruar mënyrën e zgjedhjes së presidentit – nga zgjedhja nëpërmjet Kuvendit, në zgjedhje të drejtpërdrejtë. Ndërkohë i është dhënë mandat shtesë për të ndryshuar edhe kompetencat e presidentit. Marrëveshja precizon se brenda gjashtë muajsh pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve duhet organizuar zgjedhjet presidenciale. Orientimisht i bie që ato të mbahen në vjeshtën e sivjetme.
Komisioni i dytë ka hapur për ndryshim Ligjin për zgjedhje të përgjithshme. Këtë të hënë komisionit i ka skaduar mandati për të përgatitur ndryshimet. Ka kërkuar edhe tre muaj kohë shtesë. Anëtarët nuk janë dakorduar për zonat zgjedhore, për listat, për pragun zgjedhor, etj. Sikur të përfillej dinamika e punës e dakorduar me marrëveshjen politike, zgjedhjet nacionale do të duhej të mbaheshin në vjeshtën e 2013-s.
Por kryeministri Hashim Thaçi javën e shkuar publikisht ka thënë se tek në fund të 2014-s do t’ia japë opozitës shansin për t’u përballur.
Edhe në Kornizën afatmesme të shpenzimeve 2013-2015, nuk ka paraparë buxhet për zgjedhje nacionale në 2013-në. Për këtë vit u është referuar vetëm zgjedhjeve presidenciale.

Një grup i opozitës siriane premton njohjen e Kosovës

Amar Abduhamid, udhëheqës i një delegacioni sirian që po qëndrojnë për një vizitë në Prishtinë theksoi se nëse opozita do të qeverisë me Sirinë, kjo e fundit shumë shpejt do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Përfaqësuesit e opozitës siriane janë pritur edhe nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.
“Unë mendoj se pas takimit të sotëm dhe kësaj vizite, si dhe duke u bazuar në bashkëpunimin tonë, i cili vetëm ka filluar, (njohja e pavarësisë së Kosovës) do të jetë numër një në agjendën tonë. Natyrisht se ne nuk mund të flasim në emër të popullit sirian, sepse ne jemi këshilltarë të grupeve të ndryshme politike në terren ... Por, realiteti është se Kosova është në një pozicion të mirë që të përkrahet nga populli sirian”, ka deklaroi Abduhamid, transmeton Rel.
“Ky është një fillim i mirë për raporte të fuqishme në mes të Kosovës dhe popullit sirian”, ndër të tjeram Abduhamid, i cili në vitin 2005 është detyruar të mërgojë në Merilend për shkak të aktiviteteve të tij kundër regjimit.
Ministri Hoxhaj, në anën tjetër, tha se Kosova “në mënyra të ndryshme do ta ndihmojë Sirinë në rindërtimin e një shteti demokratik, ku respektohen të drejtat e njeriut”.
Siria është përfshirë nga protestat antiqeveritare dhe dhuna qysh në mars të vitit të kaluar. Grupet opozitare kërkojnë largimin nga pushteti të presidentetit Bashar al-Assad.
Grupi sirian ka qëndruar sot në Kosovë me ftesë të Klubit për Politikë të Jashtme. 

LDK: Buja nxjerr mësimdhënësit në fushatë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), akuzon ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Bujën se ka ndërprerë mësimin në shkolla, për të bërë fushatë për kandidatin e partisë së tij në garën për kryetar të Ferizajt.
LDK vlerëson se arsimtarët e shkollave të Ferizajt kanë marrë dje urdhër nga drejtorët e tyre që të marrin pjesë në një tubim politik me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, në Greme, i cili kishte ardhur për të bërë fushatë për kandidatin e PDK-së për kryetar të Komunës së Ferizajt.
Madje, drejtorët e shkollave të Ferizajt, aktivistë të PDK-së, shkuan aq larg, sa i mbyllën shkollat, kështu që nxënësit dhe arsimtarët nuk patën mundësi të mbajnë mësim fare, thuhet në një njoftim të LDK-së.
Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Ferizaj, reagon ashpër ndaj veprimeve të këtilla të zyrtarëve komunalë të Arsimit në Ferizaj, të cilët, për qëllime politike, po i manipulojnë nxënësit, ndërsa mësimdhënësit po i detyrojnë t’i bashkëngjiten fushatës së tyre.
Dega e LDK-së në Ferizaj gjithashtu kundërshton veprimet e ministrit të Buja, i cili, për t’i bërë argat bashkëpartiakut të tij, vjen në Ferizaj dhe jo vetëm që e miraton ndërprerjen e procesit mësimor nëpër shkolla, por, me paratë e taksapaguesve, shtron ndeja për partizanët e partisë së tij dhe për shërbyesit civilë.
LDK-ja ia kujton Ministrit Buja se, para se të jetë militant i etshëm i PDK-së, zyrtarisht, ai është njeriu i parë i Arsimit në vend, ndaj nuk i ka hije që të bëhet kaq hapur burizan i partisë, sepse nxënësit dhe mësimdhënësit nuk shkojnë në shkolla për partitë politike, por për dije.
”Besojmë që Buja, të paktën sa të jetë ministër, bën mirë që të përmbahet nga tifozllëku politik dhe paratë e taksapaguesve t’i shpenzojë për investime në arsim, e jo për ahengjet e PDK-së”, thuhet në njoftim.

Pakoja e Ahtisarit, agjenda e vetme për veriun

Implementimi i Pakos së Ahtisarit është agjenda e vetme që ka Qeveria e Republikës së Kosovës për veriun. Kështu ka thënë ministri i Punëve të Jashtë të Kosovës Enver Hoxhaj, pas takimit që pati më zëvendëskryeministrin e Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferin.
Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj tha se Qeveria e Republikës së Kosovës është e vendosur që të jetësojë marrëveshjen për menaxhim të integruar të kufijve. Ndërkaq Plani i Ahtisarit është e vetmja zgjidhje për veriun, transmeton RTK.
Duke folur rreth bashkëpunimit me republikën e Maqedonisë, Hoxhaj potencoi se ekziston bashkëpunim i ndërsjellë mes dy republikave.
Ndërkaq, zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi, tha se të dyja vendet synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Prandaj, bashkëpunimi në fusha të ndryshe do t`i çonte përpara të dyja republikat. Xhaferi ti  tha se nëse Mitrovica do të kishte status special atëherë kostoja e sajë do të jetë shumë e lartë. 

Interesohen për procesin e riatdhesimit

Një grup gjyqtarësh hungarezë për çështje penale dhe çështje të migrimit është pritur sot nga zëvendësministrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Izmi Zeka dhe Sasa Rasic. Gjyqtarët hungarezë kanë kërkuan informacione nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) për shtetasit kosovarë, për kushtet që kanë personat që riatdhesohen dhe gjendjen e sigurisë në Kosovë.
Gjyqtarët u interesuan të dinë se cilat janë kushtet pas refuzimit të azilit të shtetasve kosovar dhe kërkuan bashkëpunim në mënyrë që të dihet se a rrezikohen ata persona pas kthimit në Kosovë, në mënyrë që nëse kjo rezulton me rrezik ata të mbrohen nga shteti hungarez, thuhet në një komunikatë të MPB-së.
Zëvendësministri Rasic, citohet të ketë thënë se gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile dhe nuk është më arsye që njerëzit të kërkojnë azil në vendet e perëndimit për shkak të gjendjes së sigurisë.
Sipas tij, Qeveria e Republikës së Kosovës, ka ndarë një fond të veçantë për të ndihmuar personat që riatdhesohen në Kosovë nga shtetet e perëndimit në mënyrë që sistematizimi i tyre të jetë sa më i lehtë. Ndërsa zëvendësministri Zeka, ka thënë se MPB, në kuadër të funksionalizimit të saj ka 14 strategji nacionale dhe në kuadër të tyre është edhe strategjia për migrim dhe në këtë bazë është ligji për ri-pranim, tregues ky që Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për të menaxhuar së më mirë këtë fushë.
“Ne kemi nënshkruar 15 marrëveshje për ri-pranim me shtete të ndryshme, ku qëndrojnë qytetarë të Republikës së Kosovës në mënyrë jo të rregullt, gjithashtu ekziston një bord i Sekretarëve të Përgjithshëm në kuadër të disa ministrive të Qeverisë së Kosovës, të cilët shqyrtojë kërkesat e personave që riatdhesohen dhe marrin vendime në përmirësimin dhe socializmin e jetës së tyre pas kthimit në Kosovë”, ka thënë Zeka. 

Van Bommel: E këshillova Robbenin t’i bashkohej Bayernit

Mesfushori i Milanit, Mark van Bommel, ka thënë se ai e kishte këshilluar Arjen Robbenin që t’i bashkohej Bayern Munichut në vitin 2009.
“I thash Arjenit të vinte te Bayerni, folëm në telefon disa herë”.
“Arjen dhe unë dëshironim të luajmë bashkë te Munichu dhe akoma na pëlqen të luajmë me ekipin kombëtar të Holandës”.
“Çdo skuadër mund të ketë dobi nga Robben. Më pëlqen të luaj me të dhe jam i lumtur që ai është holandez”, ka thënë Van Bommel për Voetbal International. 

Bayerni në finale

Në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në Santiago Bernabeu, Real Madridi dhe Bayern Munichu kanë zhvilluar një finale para finaleje, e cila përcaktoi finalistin e dytë të edicionit të sivjetmë të garës më të madhe evropiane për klube. Në finalen e Munihut kundër Chelseat do të luajë Bayern Munichu.
Skuadrat zhvilluan një pjesë të parë fantastike, me raste të shumta shënimi, në të cilën u realizuan tre gola.
Pas një goditjeje të Di Marias, David Alaba intervenoi në rolin e portierit, me ç’rast u akordua penalti për klubin mbretëror. Cristiano Ronaldo ishte i pagabueshëm nga pika e bardhë (6’).
Menjëherë pas, Arjen Robben pati një rast të jashtëzakonshëm shënimi, mirëpo e dërgoi topin mbi portë dhe vet u fut në rrjet.
Shumë shpejtë erdhi edhe goli i dytë i madrilenëve. Portugezi Ronaldo pranoi një top nga Mesut Oezil për të dërguar në ekstazë tifozët vendas (14’).
Në vazhdim, skuadra mysafire luajti më mirë duke bërë presion të vazhdueshëm dhe duke rrezikuar disa herë portën vendase, dhe pas disa rasteve arriti të shënojë.
Mario Gomez u ndal në mënyrë të palejuar në zonë nga Pepe dhe nxori një penalti. Arjen Robben e mposhti Casillasin nga pika e bardhë, edhe pse portieri spanjoll për pak sa nuk ia mohoi golin (27’).
Në fraksionin e dytë të ndeshjes, ra tempi i lojës dhe skuadrat ishin mjaft të kujdesshme duke u përpjekur që të mos gabojnë.
Benzema, Gomez e Ronaldo, janë lojtarët të cilët patën disa nga rastet që mund të përmendim gjatë zhvillimit të kësaj pjese.
Qendërsulmuesi i Bayernit pati edhe një rast të shkëlqyer në pesë minutat e fundit të kohës së rregullt të ndeshjes, por nuk reagoi aq shpejt sa duhej.
Pas 90 minutave rezultati ishte 2-1 në favor të Los Blancos dhe duke llogaritur rezultatin identik në favor të bavarezëve në Allianz Arena, duhej që të zhvilloheshin vazhdimet për ta gjetur fituesin.
Pjesa e parë e vazhdimeve nuk dha shumëçka për të shijuar, pasi që vërehej lodhja e lojtarëve të të dyja ekipeve. Në periudhën e dytë të vazhdimeve, ekipi vendas ishte më kërkues ndaj golit dhe pati iniciativën, megjithatë nuk mund të ndërtonin raste të vërteta shënimi. Kështu, u desh që të ekzekutoheshin penaltitë për ta përcaktuar finalistin e dytë.
Pas ekzekutimit të penaltive më të efektshëm u treguan lojtarët e skuadrës së Bayern Munichut të cilët në finalen e 19 majit në Allianz Arena do të luajnë kundër Chelseat. 

Reali avancon, por gjithçka e barabartë

Një pjesë parë fantastike është zhvilluar në Santiago Bernabeu ku po luhet ndeshja kthyese gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Bayern Munichut. Rezultati është 2-1 në favor të vendasve.
Pas një goditjeje të Di Marias, David Alaba intervenoi në rolin e portierit dhe u akordua penalti për klubin mbretëror. Cristiano Ronaldo ishte i pagabueshëm nga pika e bardhë (6’).
Menjëherë pas, Arjen Robben pati një rast të jashtëzakonshëm shënimi, mirëpo e dërgoi topin mbi portë dhe vet u fut në rrjet.
Portugezi Ronaldo pranoi një top nga Mesut Oezil për ta dyfishuar epërsinë e Los Blancos (14’).
Në vazhdim, skuadra mysafire luajti më mirë duke bërë presion të vazhdueshëm dhe duke rrezikuar disa herë portën e Casillas dhe pas disa rasteve arriti të shënojë.
Mario Gomez u ndal në mënyrë të palejuar në zonë nga Pepe dhe nxori një penalti. Arjen Robben e mposhti Casillasin nga pika e bardhë, edhe pse portieri spanjoll për pak sa nuk ia mohoi golin (27’).
Rezultati prej 2-1 i dërgon skuadrat në vazhdime... 

Milani mban gjallë shpresat

Me një gol të shënuar në San Siro kundër Genoas, Milani ka mbajtur gjallë shpresat për titullin e Serie A.
Pas një gjysme të parë të zbehte, në pjesën e dytë Rossonerët e kërkuan fitoren, mirëpo vështirë arrinin të shënojnë.
Në minutën e 73-të, skuadra mysafire mbeti me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit të Bosko Jankovic me karton të kuq.
Dhe më në fund erdhi goli. Tri pikë kuqezinjve ua siguroi Kevin-Prince Boateng, i cili shënoi golin e fitores (86’).
Pas kësaj fitoreje, Milani mban hapin me tri pikë pas Juventusit, në garën për titullin e kampionit të Italisë. 

Juve drejt titullit

Me rezultat prej 1-0, Juventusi ka triumfuar si mysafir i Cesenas në Stadio Dino Manuzzi, për të vazhduar sigurt drejt titullit të kampionit të Italisë.
Bianconerët luajtën më mirë gjatë gjithë ndeshjes, megjithatë arritën të shënojnë vetëm një herë.
Në pjesën e parë u akordua një penalti kontroverse në favor të Juventusit pas prekjes së topit me dorë nga Giuseppe Colucci, që u duk se ishte jashtë gjashtëmbëdhjetëmetërshit. Megjithatë, Andrea Pirlo dështoi të shënojë nga pika e bardhë.
Ishte minuta e 80-të kur Del Piero dërgoi një top në zonë, të cilin e preku me kokë Vucinic dhe Marco Borriello e dërgoi në rrjet.
Pas kësaj fitoreje, Juventusi mban diferencën prej tri pikësh kundrejt Milanit, kur kanë mbetur edhe katër xhiro për t’u zhvilluar. 

Torres: Finalja, një rast i dytë për Chelsean

Sulmuesi i Chelseat, Fernando Torres, arritjen e Bluve në finale të Ligës së Kampionëve e ka përshkruar si realizimi i ëndrrës.
“Të qenit në finale të Ligës së Kampionëve, padyshim që është një realizim i ëndrrës për të gjithë futbollistët e Chelseat, për të gjithë tifozët e Chelseat që vijnë këtu dhe për të gjithë ata që e shikojnë lojën nga shtëpia”.
“Është finalja e dytë e Ligës së Kampionëve për Chelsean. Të gjithë e dinë se çfarë ka ndodhur në të kaluarën me ekzekutimin e penaltive (humbja në vitin 2008 nga Manchester United)”.
“Prandaj, mendoj se Chelsea e meritoi një shans të dytë dhe tash e kemi rastin”, ka deklaruar spanjolli. 

Bayerni nuk do të frikësohet nga Reali

Ish-mbrojtësi i Bayern Munichut, Martin Demichelis, beson se bavarezët kanë një rast të mirë për të arritur në finale të Ligës së Kampionëve.
Klubi gjerman ka avantazh prej 2-1 nga ndeshja e parë gjysmëfinale në Allianz Arena, ndërsa qendërmbrojtësi i Malagas mendon se ata mund ta shqetësojnë klubin mbretëror në Santiago Bernabeu.
“Sulmuesit e Real Madridit nuk shqetësohen shumë për t’u mbrojtur, prandaj mbrojtësit e Bayernit dhe mesfushorët do kenë kohë me topin”.
“Sipas mendimit tim, Bayerni ka një shans të mirë për të arritur në finale”.
“Pres që Bayerni të jetë plot vetëbesim dhe pa frikë, edhe pse Reali është shumë i mirë në shtëpi”, ka thënë Demichelis. 

Drogba: Të gjithë duan të jenë në vend të Chelseat

Chelsea është kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve duke e eliminuar Barcelonën, ndërsa Didier Drogba ka thënë se të gjithë do të donin që të jenë në pozitën e Bluve aktualisht.
“Të gjithë thonë se kemi pasur një sezon të vështirë, mirëpo ne jemi në finale të Kupës FA dhe në finale të Ligës së Kampionëve, dhe mendoj se të gjithë do të donin të ishin në situatën tonë në dy finale mjaft të mëdha”.
“Jemi të lumtur që u kualifikuam, por i mbajmë këmbët në tokë, sepse disa nga lojtarët tanë më të mirë nuk do të jenë atje për finalen – prandaj finalja do të jetë e vështirë, megjithatë ne do të përpiqemi të arrijmë sukses për ata (që mungojnë)”.
“Mendoj se do të jetë një nga mbrëmjet e mia më të mira në karrierë. Shpresoj të përjetoj edhe më shumë”, ka thënë sulmuesi nga Bregu i Fildishtë. 

Lazio të blejë tre lojtarë klasi

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, ka premtuar disa përforcime të nivelit të lartë gjatë verës që vjen.
Klubi italian shpreson të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, ndërsa Lotito ka deklaruar se planifikon të transferojë disa emra të njohur.
“Shpresojmë të transferojmë dy ose tre kampionë, ashtu që të konkurrojmë edhe në Evropë”, ka thënë Lotito për Sky Sport Italia. 

Forca ruse e islamike duan destabilizimin e Ballkanit

Eurodeputeti gjerman, Bernd Posselt, ka deklaruar se ka shumë qarqe që kanë interes për të destabilizuar Ballkanin. Sipas tij, palë të interesuar për destabilizimin e Ballkanit, janë rusët, forcat islamike radikale dhe grupe kriminale.
 Në një intervistë për Deutsche Welle Posselt ka thënë se EULEX-i në Kosovë nuk është në krye të detyrës dhe është i zhgënjyer prej tij. Sipas tij , nuk ka shtete në botë që u ofron të drejta më të mira sesa Kosova që ua ofron serbëve. Më tej ai thotë se Kosova ofron të drejtat më të mira për pakicat në botë.
“Unë isha para 14 ditëve për herë të fundit në Mitrovicë. Ajo çfarë mund të them është se gjendja e sigurisë është jashtëzakonisht e ndjeshme, pikërisht për shkak të faktit se forca të papërgjegjshme në Serbi dhe tek serbët e Mitrovicës po përpiqen që fushatën elektorale në Serbi ta nxehin me anë të temës së Mitrovicës. Për shkak të këtij rreziku, ku mbretëron një nervozitet i madh ndëretnik, është me rëndësi që në këtë rajon të ketë të stacionuara trupa të mjaftueshme”, ka thënë Posselt.
“Kësaj i shtohet edhe fakti që EULEX-i, për fat të keq, nuk është në krye të detyrës. Parlamenti i Evropës e ka thënë gjithnjë shumë qartë, për herë të fundit para disa javësh në raportin tonë, se ne duam që EULEX-i të operojë në masë të njëjtë në të gjithë territorin shtetëror të Kosovës, sepse për ne nuk vjen në konsideratë ndarja apo diçka e ngjashme. Veriu i Kosovës dhe veriu i Mitrovicës janë po aq Kosovë sa janë edhe pjesët e tjera të vendit. Për fat të keq realiteti nuk është ende i tillë dhe ne jemi të zhgënjyer me efikasitetin e EULEX-it, prandaj është me rëndësi shtimi i trupave”.
Posselt ka thënë se shumica e serbëve në Kosovë është e gatshme që të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive. “Ekziston një zëvendëskryeministër serb, nënkryetari i parlamentit është serb, ka kryetarë të komunave serbe të cilët unë i kam vizituar dhe vetë në Mitrovicë mund të konkludonim se në veriun e Mitrovicës shumë serbë në të vërtetë janë të gatshëm për t'u integruar në Kosovë, por kanë frikë nga kriminelët dhe elementet nacionaliste nga të cilët terrorizohen”.
I pyetur të komentojë njoftimin e medieve për shfaqjen e grupeve të armatosura si në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë, ashtu edhe në vet veriun e Kosovës Posselt ka thënë se ajo çfarë mund të thotë është se kosovarët janë duke u sjellë me përgjegjësi të lartë.
“Qeveria, opozita dhe po ashtu popullata është duke treguar një pjekuri të madhe politike dhe unë shpresoj që do të ruhet kjo pjekuri politike. Natyrisht që ekziston gjithmonë rreziku që grupe të vogla të keqpërdorin skajshëm situatën dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me Kosovën, por edhe me Maqedoninë dhe disa pjesë të Serbisë. Në përgjithësi ne kemi një situatë shumë jostabile në Bosnjë e Hercegovinë, në Serbi, në disa pjesë të Kosovës dhe në Maqedoni dhe kjo në përgjithësi është një situatë që ka një rrezik të caktuar dhe unë shpresoj që kjo gjendje të mos shpërthejë”.
“Ekzistojnë forca të cilat janë të interesuara në destabilizimin e gjendjes dhe në prapavijë përpiqen të destabilizojnë Ballkanin. Unë për shembull këtu e shoh edhe anën ruse, pastaj shoh forca në botën islame, por të cilat në Kosovë nuk kanë fare rezonancë, por diku tjetër në rajon si për shembull në disa pjesë të Bosnjës, unë shoh forca në botën e kriminelëve, pra kemi forca të ndryshme. Por unë shpresoj që këto forca nuk do të kenë sukses”.
I pyetur se çfarë mund të bëjë Perëndimi për një gjendje stabile në Kosovë përveç dërgimit të trupave atje, Posselt ka thënë se Perëndimi mund të bëhen shumë gjëra.
“Së pari serbëve duhet t'iu thuhet qartë se perspektiva e tyre evropiane varet nga zhvillimi i raporteve me Kosovën dhe se nuk duhet më që të vënë në pikëpyetje çështjen e kufirit. Edhe nëse aktualisht nuk mund ta njohin Kosovën formalisht, çështja e kufirit nuk duhet të vihet në pikëpyetje”.
“Pika e dytë është e qartë: ne duhet t'i themi një jo të qartë të gjitha planeve për ndarje. Çështja e statusit me njohjen pothuajse nga gjysma e shteteve të botës është përfundimisht e rregulluar dhe çdo diskutim për këtë çështje shkakton vetëm pasiguri. Ne duhet të angazhohemi që edhe pesë shtetet e BE-së, që nuk e kanë njohur Kosovën t’i bashkëngjiten 22 shteteve të tjera”.
“Një pikë tjetër e rëndësishme është që edhe EULEX-i të punojë në masë të njëjtë në tërë territorin e Kosovës dhe ai të përqendrohet në detyrat e tij. Ne aktualisht po vërejmë një rënie drastike të imazhit të EULEX-it. 

Fiton Interi, mposhtet Roma

Me rezultat prej 3-1, Interi ka triumfuar si mysafir i Udineses, ndërkohë Roma është mposhtur në shtëpi nga Fiorentina me rezultat 1-2.
Skuadra nga Friuli kaloi e para në epërsi me anë të Danilos (6’), mirëpo ky rezultoi vetëm gol i nderit për vendasit.
Me dy gola të Wesley Sneijder (10’ dhe 28’), zikaltrit kthyen rezultatin në favor të tyre, ndërsa në të dyja rastet asistues ishte Milito.
Rezultatin përfundimtar e vendosi Ricardo Alvarez (38’), ashtu që Interi e fitoi ndeshjen që në pjesën e parë.
Nga ana tjetër, Roma dështoi në Stadio Olimpico, ku u mposht nga Viola.
Porsa filloi ndeshja (2’), Stevan Jovetic i kaloi mysafirët në epërsi dhe ky ishte rezultati i pjesës së parë.
Në gjysmën e dytë, Francesco Totti e barazoi rezultatin, mirëpo në minutat shtesë (90’+2), Andrea Lazzari shënoi për fitoren e Fiorentinas.
Interi aktualisht mban pozitën e gjashtë në tabelë me tri pikë më pak se pozita e tretë që mbahet nga Lazio. Ndërsa Roma gjendet një pozitë më poshtë dhe diferenca me vendin e tretë është pesë pikë. 

Deçan, gruaja rrah burrin

Një burrë nga Isniqi i Deçanit, është rrahur me këpucë nga bashkëshortja e tij, i cili paraprakisht ishte sulmuar nga ajo edhe me thikë.
Shkak i kësaj dhune familjare thuhet të ketë qenë, ngase burri e kishte sjell në shtëpinë e tij edhe gruan e dytë.
Sipas policisë dhe deklaratës së viktimës, kjo ngjarje e pazakontë ka ndodhur pasi që bashkëshorti i të dyshuarës, ishte martuar edhe me një grua tjetër, të cilën e kishte sjell në shtëpinë e tij, njofton "Zëri".
Në këtë rast, gruaja e parë, duke mos mundur të përmbahet nga veprimi i bashkëshortit të saj, e ka sulmuar atë me një thikë të cilin viktima kishte arritur t’ia largojë nga dora, por ajo pastaj me një këpucë me take e kishte goditur atë në kokë, duke i shkaktuar lëndime të lehta.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokuror i dhe me urdhër të tij, e dyshimta pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, kurse gruaja tjetër është dërguar në një shtëpi të sigurt në Pejë. 

Ferdinand: Maradona më i mirë se Messi

Mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, thotë se Diego Maradona mbetet para Lionel Messi si lojtari më i madh në histori të futbollit.
“Si fëmijë Maradona ishte heroi im. Unë kisha të gjitha video xhirimet. Tash do të thoni se Messi është kështu, edhe pse unë ende e kam Maradonën si numër një”.
“Te Napoli Maradona çoi një skuadër që ishte mediokre, në më të mirën, dhe i bëri ata kampionë të Italisë. Ai bëri diçka që ngjashme me Argjentinën në vitin 1986 dhe fitoi Kupën Botërore”.
“Një argument kundër Messi është se ai është në një skuadër që po ashtu ka ndoshta lojtarin e dytë dhe të tretë më të mirë në botë në Xavin dhe Andres Iniestan (edhe pse Cristiano Ronaldo po ashtu është aty). Messi merr më shumë ndihmë”.
“Gjëja tjetër që do të thosha për Maradonën është se ju mbani mend se ai e bëri këtë në një periudhë kur ju bëheshit copë. Tash lojtarët mbrohen më shumë”, ka thënë Ferdinand për faqen zyrtare të Manchester United.

Arsenali në negociata për MVilan

Arsenali është në negociata me Rennes për të transferuar mesfushorin Yann M’Vila.
France Football shkruan se Topçinjtë tash janë në biseda të avancuara me klubin francez për të arritur një marrëveshje para fillimit të afatit kalimtar.
M'Vila edhe më herët kishte shprehur admirimin e tij për menaxherin e Arsenalit, Arsene Wenger, edhe pse po ashtu është në listën e dëshirave të Interit dhe Real Madridit.
Wenger e vlerëson lartë M’Vilan dhe e sheh atë si një shtesë të përkryer në skuadër. 

Sabriu përgatitet për sezonin verës

Këngëtari Sarbri Fejzullahu, ka filluar të përgatitet për sezonin verorë. Ai është duke u përgatitur që tu sjell adhuruesve të tij këngë dhe klipe të reja.
“Mundohem që adhuruesve të mi mos tu mungojë aspak, ata më japin forcë dhe vullnet për të ecur përpara dhe falë tyre unë kam arritur këtë karrierë që kam sot”.
“Jam duke punuar në projekte të reja, ku edhe gjatë këtij sezoni verorë publiku do të ketë se çka të dëgjojë edhe të shohë në klipet e mia”, ka thënë Fejuzllahu për ‘Zëri’.

Qeni muzikant (Video)

Një tjetër video ku shfaqet një qen duke ‘luajtur’ në piano dhe duke ‘kënduar’ është bërë mjaft e popullarizuar në internet.
Kritikët mund të thonë se qeni më shumë e godet pianon sesa bën muzikë dhe se “këndimi” i tij në fakt është lehje, megjithatë vetëm për disa ditë atë e kanë shikuar afër 130 mijë njerëz në YouTube. 

Vozitet lakuriqe – dënohet për kaskë

Një polic rumun e ka ndalur një femër që po vozitej e zhveshur në ulësen e pasme të një motoçiklete– dhe e ka dënuar për mosmbajtje të kaskës.
Femra nuk mbante asgjë në trupin e saj, mirëpo polici i trafikut ka sqaruar se dënimi i vetëm për të cilin ai ishte i autorizuar ta jepte, ka qenë për mosmbajtje të kaskës.
Motoristët tjerë kanë shfrytëzuar ‘telefonat e mençur’ për të bërë fotografi, ndërkohë që pasi e ka marrë dënimin, femra e ka vendosur një kaskë dhe ka vazhduar rrugën e zhveshur.