Carmelo Anthony ishte i pandashëm derisa New York Knicks i dhanë fund 11 disfatave radhazi në Boston për të shënuar fitore 89-86 ndaj Celtics.
Anthony udhëhoqi me 28 pikë për Knicks, derisa Amar'e Stoudemire, Jason Kidd dhe Iman Shumpert, të tre arritën pikë dyshifrore për t’i mbajtur Knicks (26 fitore dhe 14 disfata) në krye të Divizionit Atlantik të Koncerencës Lindore.
Rajon Rondo, shënoi 23 pikë, 10 kërcime dhe 11 asistime, derisa Paul Pierce kontribuoi me 22 pikë për Celtics (20 fitore, 22 disfata).
NBA: Anthony i pandashëm nga Celtics
16:43
Unknown