Mancini: Balotelli nuk largohet

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka thënë se Mario Balotelli nuk do të largohet në afatin kalimtar të janarit dhe ka bërë të qartë se asnjë ofertë nuk ka ardhur në drejtim të sulmuesit. Kohëve të fundit Milani ishte i interesuar shumë për transferimin e sulmuesit problematik, por këtë hipotezë e hodhi poshtë vetë presidenti i klubit, Silvio Berlusconi, duke thënë se Rossonerët nuk do ta blejnë në janar as Balotellin e as Kakan. “Nuk është e vërtetë, Mario do të qëndrojë këtu. Nuk kemi pasur asnjë ofertë në drejtim të Marios apo të lojtarëve të tjerë”, ka thënë Mancini. Ndërsa, burimet e ‘Goal’, tregojnë se agjenti i Balotellit, Mino Raiola, për momentin gjendet në Milan dhe po mundohet të negociojë një marrëveshje me klubin, vetëm se City do të duhej ta ulë çmimin që kërkojnë për të.