Cech: Chelseat i duhet qëndrueshmëri

Portieri i Chelseat, Petr Cech, thotë se ata duhet të gjejnë një qëndrueshmëri më të madhe. “Ne duam t’ia dalim më mirë, kjo është e qartë. Ne kemi pasur një fillim të mirë të sezonit, por pastaj ishte Superkupa ku ne nuk i shfrytëzuam shanset, që ishte një befasi e madhe, dhe pastaj gjithçka shkoi teposhtë”. “Kjo përfundoi me ndërrim të menaxherit dhe pastaj ne u ngritëm sërish. Dukej sikur ne u kthyem në rrugë, por ne pësuam një rënie tjetër. Është e qartë se ne duhet të jemi më të qëndrueshëm”, ka thënë Cech për London Evening Standard.