Andy Murray ka arritur ta mposhtë Roger Federerin për të arritur në finale të turneut të parë të madh të vitit në tenis, Australian Open.
Britaniku, i renditur I treti në botë, fitoi në pesë sete (6-4, 6-7, 6-3, 6-7, 6-2) ndaj të dytit të renditur, në ndeshjen e cila zgjati saktësisht katër orë. Ai në finale do të takohet me të parin në botë, serbin Novak Djokovic.
Murray kurrë nuk e kishte mposhtur Federerin në një Grand Slam turne, dhe humbi ndaj zviceranit në US Open 2008, Australian Open 2010 dhe në Wimbledon të vitit të kalaur, por arriti të hakmerret në takimin e sotëm.
Në finalen e femrave do të takohen kinezja Li Na dhe bjellorusja Victoria Azarenka. Finalja e meshkujve do të zhvillohet të dielën, ndërsa ajo e femrave të shtunën.
AO: Murray mposht Federerin
16:52
Unknown