Rita Ora në një intervistë për mediat e huaja ka theksuar që i gjithë fokusi i saj në karrierë është Kosova.
Këngëtarja shqiptare me krenari po e përfaqëson Kosovën në çdo eveniment, dhe thotë se i gjithë inspirimi për të vazhduar më tej me suksesin e saj vjen nga vendlindja.
“Unë mendoj se kjo nuk është e rëndësishme vetëm për mua, por e rëndësishme për tërë botën, për të kuptuar se kur një vend si Kosova është i varfër dhe askush nuk është duke bërë diçka në lidhje me këtë, nëse ju mund të bëheni zëri i atij vendi, atëherë duhet ta bëni atë. Ky është edhe fokusi im kryesor për vitin 2013”, ka theksuar kosovarja.
Rita Ora: Kosova, fokusi im
17:00
Unknown