Altuna Sejdiu - Tuna ka shfrytëzuar faqen e saj zyrtare për të kritikuar policinë shqiptare.
Pasi ka vizituar qytetin e bukur të Shkodrës, ku do të performonte në një koncert, këngëtarja është dashur të përballet me policinë e këtij qyteti.
Edhe pse ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur saktësisht, Tuna ka përdorë faqen e saj zyrtare në “Twitter” për të lëshuar akuzë korrupsioni për policinë shqiptare.
“Sidoqoftë, e ‘e nderuara’ polici shqiptare, korruptoni pak me shije edhe lezet se lat NAM”, ka shkruar shkupjania në faqen e saj.
Tuna për momentin është duke qëndruar në Shqipëri, për shkak të angazhimit të saj si pjesëtare e jurisë në shoun muzikor “X Factor”.
Tuna punët keq edhe me policinë
17:03
Unknown