Macheda i ngazëllyer me kalimin te Stuttgart

Sulmuesi i Manchester United, Federico Macheda, është i ngazëllyer me huazimin e tij te Stuttgart. Huazimi te Sampdoria dhe QPR, që të dy u treguan zhgënjyese për të, dhe tash italiani pret të fillojë karrierën e tij në Gjermani, pasi ka kaluar testet mjekësore. “E kam ndjekur Bundesligën dhe sigurisht e njoh Stuttgartin. Jam i ngazëllyer që jam në gjendje të luaj për ta tash. Tash duhet t’i njoh bashkëlojtarët dhe të adaptohem, pasi kemi edhe shumë ndeshje të interesuara në tre gara që vijnë”, ka thënë Macheda.