Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka shprehur ngazëllimin dhe krenarinë e tij pasi është zgjedhur në listën përfundimtare të kandidatëve për Topin e Artë.
Portugezi do të luftojë me dyshen e Barcelonës, Andres Initesta dhe Lionel Messi, për çmimin prestigjioz, pasi kaloi një sezon fantastik në nivel klubi ku shënoi 46 gola në 38 paraqitje për të ndihmuar Realin të fitojë titullin e La Liga.
“Për mua është nder të jem kandidat për Topin e Artë dhe 11-shen Botërore të FIFA, dhe jam krenar”.
“Janë këto dy shpërblime shumë të veçanta dhe mendoj se qenit kandidat është fillimisht rezultat i punës së fuqishme dhe mbështetjes së bashkëlojtarëve të mi, edhe te Real Madridi edhe te Portugalia”, ka thënë Ronaldo për faqen zyrtare të Realit.
Ronaldo “i nderuar” me nominimin për Topin e Artë
11:01
Unknown