Andrea Pirlo mendon se mungesa e krye-trajnerit Antonio Conte e ka lënduar Juventusin në muajt e parë të sezonit 2012/13.
43-vjeçari u ndëshkua me 10 muaj suspendim në fillim të sezonit për shkak se edhe pse kishte qenë i informuar nuk kishte raportuar montimin e ndeshjeve gjatë kohës sa kishte drejtuar Sienën, dënim i cili më vonë u reduktua në katër muaj. Dhe, Pirlo është i lumtur që Conte tash është në prag të rikthimit.
“Neve na mungon Conte shumë në karrige, veçanërisht në pauzën mes pjesëve. Ai gjithmonë ka fjalë për secilin dhe mund ta kthejë një ndeshje me ndryshimet e tij taktike”.
“Fatmirësisht suspendimi i tij po thuajse përfundoi. Kanë mbetur vetëm edhe një javë. Ai vërtet është një trajner i jashtëzakonshëm. Ai gjithmonë është mirë i përgatitur dhe i aftë për ta transmetuar filozofinë e tij te skuadra”, k thënë Pirlo.
Pirlo: Na ka munguar Conte
13:40
Unknown