Golden State Warriors i kanë mbijetuar një video-drame në çastet e fundit të takimit për të shënuar fitore të ngushtë 106-105 ndaj Denver Nuggets në Oakland.
Sulmuesi i Denver, Andre Iguodala, gjuajti dhe shënoi tre pikësh në sekondën e fundit të takimit, por incizimet treguan se topi ishte lëshuar nga dora pas fishkëllimës së fundit, që nxori fitues Warriors.
Fitorja ishte e nënta e këtij sezoni për Warriors (gjashtë disfata), duke e çuar ekipin në garë për kreun e Divizionit Paqësor.
David Lee shënoi pikët më të larta të ndeshjes, 31, dhe kontribuoi edhe me nëntë kërcime. Klay Thompson shënoi 21 dhe Stephen Curry 20 pikë të tjera.
NBA: Warriors fitojnë pas një përfundimi dramatik
11:09
Unknown