Papunësia në Eurozonën e goditur nga kriza, ka arritur një tjetër shifër rekorde të lartë. Zyra e statistikës e Bashkimit Evropian, Eurostat, ka njoftuar të premten se papunësia në Eurozonë ka arritur në 11.7 për qind në muajin tetor.
Gjithsej 18.7 milionë njerëz janë pa punë në 17 vende që e përdorin monedhën euro.
Spanja dhe Greqia e kanë shkallën më të lartë të papunësisë në këtë rajon, pasi në të dy vendet kjo shifër është më e madhe se 25 për qind.
Papunësia, pa ashtu, ka shënuar rritje në muajin tetor edhe në Bashkimin Evropian me 27 shtete, duke arritur në 10.7 për qind.
Eurozonë, papunësia 11.7 %
17:26
Unknown