Ministri i burimeve natyrore, minierave dhe planifikimit hapësinorë në Qeverinë e Serbisë , Milan Bacevic tha se ekziston një interesim shumë i madh i investitorëve të huaj për ndërtimin e rrugës lundruese Danubë-Moravë-Vardar , për të cilën Serbia pret tash e 100 vite.
Sipas Ministrit Bacevic , ministria e tij është duke negociuar krijimin e kushteve për përgatitjeve e planeve hapësinorë dhe mbështetjes financiare .Sipas tij interesim të madh për tu përfshirë në projekt po tregojnë vendetë si Rusia ,Kina ,Gjermania , Maqedonia dhe Greqia.
"Ky është projekti më i madh që Serbia mundet të llogarisë për disa dekada dhe projekti më i madh që Serbia mundet ta realizojë . Lidhur me përgatitjet e dokumentacioneve të planifikimit hapësinor , mendojë që kjo ministri do ti ketë të gatshme kah mesi i vitit të ardhshëm", deklaroi Ministri serb për gazetën serbe Kurir.
Sipas ministrit , deri në fund të vitit 2013-të do të përfundojnë bisedimet me shumë investitorë potencial. ”Shpresojë në rezultate pozitive të këtyre bisedimeve pikërisht sepse në to është kyçur direkt edhe Presidenti Tomislav Nikoliq”, tha Bacevic.
Por vlen të theksohet se idea e hapjes se kanalit ujor nëpër Luginën e Preshevës nuk ka lindur sot.
Ajo ishte propozuar nga Amerikanët qysh më 1909, nëpërmjet Konsullit të tyre në Konstantinopolë John Luishman, i cili e kishte botuar në të përjavshmen diplomatike US.Trade and Consular Reports. Sipas Memorandumit që Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar i kishte dërguar Sekretares Amerikane të shtetit Hillary Clinton më 22 shkurt 2012, SHBA gëzon të drejtën e shfrytëzimit të Luginës së Preshevës, për hapjen e kanalit ujor Morava-Vardar. Këtu kemi Marrëveshjen Ruso-Amerikane të vitit 1913 dhe dokumentacionet e letërkëmbimeve diplomatike të viteve 1909-20 mes Qeverisë Serbe, Amerikane dhe Turke ku tregohet se Asociacioni Amerikan i hapjes së kanaleve ujore me seli në Nju Xhersi i ishte dhënë me koncesion territori ku do të hapej kanali ujor .Ky Asociacion e kishte dizajnuar dhe emëruar projektin me titull: Linja e gravitetit të ekonomisë europiane në drejtim me Suezin.
Kjo ide gjithashtu është propozuar së fundi edhe nga Instituti i njohur Schiller me seli ne Frankfurt të Gjermanisë.
Rruga lundruese Danubë-Moravë-Vardar
11:12
Unknown