Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, dëshiron ta pasojë Roberto Mancinin në pozitën drejtuese të Manchester Cityt.
The Sun shkruan se karrigia e Mancinit është duke u lëkundur pasi ai u eliminua nga Liga e Kampionëve, dhe drejtuesit e Cityt janë të joshur nga mundësia që skuadra të drejtohet nga Mourinho.
Agjenti i Mourinhos, Jorge Mendes, së fundi u takua me drejtorin e ri të Cityt, Txiki Begiristain në Portugali.
Dhe këshilltarët e Mourinhos kanë dhënë shenja se nëse Mourinho largohet nga Reali, me të cilin klub ka një kontratë katërvjeçare, do të preferonte Cityn para Pairs Sait Germain, që është një opsion tjetër i hapur për të.
Mourinho në biseda edhe me Cityn?
11:00
Unknown