Obama e Clooney relaksohen me basketboll

Një ditë pas darkës së organizuar për grumbullimin e fondeve për fushatën presidenciale, udhëheqës i të cilës ishte George Clooney, dhe në të cilën u grumbulluan 15 milionë dollarë, aktori dhe presidenti Barack Obama janë qetësuar duke luajtur basketboll.

Obama dhe Clooney kanë luajtur disa ndeshje me miqtë e tyre (mes të cilëve edhe aktori Tobey Maguire) para se presidenti të drejtohej për në Nevada.
“Kuptohet që George edhe unë fituam, mirëpo të gjithë jemi fitimtarë, pasi që askush nuk u lëndua”, ka thënë Obama kur e kanë pyetur rreth rezultateve të ndeshjeve.