Reperi Coolio ka pasur një problem tjetër me policinë në Las Vegas javën që lamë pas, pasi vetura e tij u konfiskua për regjistrim të skaduar.
Ylli i hitit “Gangstas Paradise” ishte marrë në pyetje nga policë të trafikut të cilët kanë zbuluar se vetura e tij ishte me regjistrim të skaduar. Ai po ashtu nuk kishte dëshmi të ndonjë sigurimi të veturës, por nuk u arrestua, vetëm i është marrë vetura.
Reperi ishte arrestuar në mars të këtij viti pasi policia gjatë një kontrolli rutinor kishte zbuluar se ai kishte dy dënime të mëdha të pa paguara për thyerje të rregullave të trafikut.