BBA: Largohen Gerta dhe Tani

Dritani dhe bukuroshja nga Shqipëria, Gerta, janë banorët e radhës që janë larguar nga shtëpia më e madhe në Shqipëri dhe atë vetëm një javë para finales së madhe.

Këtë javë ishim dëshmitarë të eliminimit të dyfishtë në Big Brother Albania dhe një prej banoreve që u cilësua si favorite, Gerta, u eliminua, teksa i pritshëm ishte largimi i Tanit.
Në fund për banorët performuan dy zërat e The Voice, Rina dhe Marsela.