Javën e kaluar, ndërsa Susan Orellana-Clark ishte duke folur në Skype me burrin e saj, një kapiten amerikan në Afganistan, e pa t’i shembej papritur përdhe’ dhe të vdesë vetëm brenda pak çasteve.
Kevin Bruce Clark, në këtë mënyrë, e ka humbur jetën përmes kameras, para syve të infermieres 43 vjeçare, bashkëshortes së tij që po i fliste në linjë direkte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Çdo gjë dukej normale, kur Klark u shemb papritur dhe siç është raportuar nga mediat amerikane, ai u shpua nga prapa prej një plumbi.
Disa ushtarë të cilët nxituan pas tij, e panë vrimën që i ishte shkaktuar nga pas dhe konfirmuan se ajo ishte një vrimë plumbi.
Familja e tij në ndërkohë vazhdoi të shpresonte për një mrekulli, derisa mësoi se njeriu i tyre i dashur kishte vdekur.