Largojeni stresin duke shkatërruar gjithçka (Video)

Para katër vitesh, Donna Alexander nga Teksasi gjeti një zgjidhje mjaft origjinale për të gjitha ata që janë përplot zemërim dhe këtë nuk duan ta zbrazin mbi personat e tyre të afërt.

Ajo e shndërroi garazhin e saj në një “dhomë zemërimi”, në të cilën fqinjët kanë mundur të thyejnë mobiliet dhe në këtë mënyrë ta kthejnë qetësinë e brendshme.
Edhe pse në fillim ideja dukej ‘e krisur’, interesimi ishte shtuar aq shumë, saqë në vitin e kaluar Donna është dashur ta zmadhojë hapësirë dhe të krijojë një faqe interneti për rezervimet online.
“Dhoma e zemërimit është vendi ku mund të relaksoheni dhe t’i shkatërroni në tërësi hapësirat e rregulluara si zyra, dhoma dite apo kuzhina. Ndoshta tingëllon si çmenduri, por ju sigurojmë – pasi ta provoni një herë këtë metodë të çlirimit nga zemërimi, asgjë nuk do të mund ta krahasoni me të”, shkruan në faqen angerroom.com.