Alpinisti amerikan, Dean Potter, duke ecur nëpër një tel në lartësi prej 1.800 metrash ka kaluar kanionin Enshi në Kinë.
Teli ishte i gjerë vetëm dy centimetra, ndërsa ai ka përshkuar në këmbë një gjatësi prej 40 metrash.
Gjatë ecjes, Dean nuk ka përdorur kurrfarë pajisje sigurie, ndërsa i gjithë akti ka zgjatur më pak se dy minuta.